Bllokohet furnizimi me naftë në vend, koncesionari GFI ndërpret markimin

Bllokohet furnizimi me naftë në vend, koncesionari GFI ndërpret markimin

48
0
Shares

Bllokohet aktiviteti tregtues i natës në Porto Romano. Shkak është bërë Kompania GFI, e cila ka marrë me koncesion markimin e karburanteve.
Lajmi konfirmohet nga  autoritetet portuale në Durrës të cilët saktësojnë se furnizimi i tregut me naftë është bllokuar që prej mëngjesit të sotëm.
Kompania GFI, e cila ka marrë me koncesion markimin e karburanteve nuk ka bërë markimin. Por në bazë të një vendimi të Këshillit të Ministrave autobotet nuk mund të dalin pa u shënjuar. Kjo ka penguar autobotet të dalin nga zona e lirë doganore.
GFI Albania mori të drejtën mbi koncesionin e markimit të karburanteve në vitin 2011, ndërsa aktiviteti i kompanisë nisi në vitin 2013
Në marrëveshje përveç naftës së përpunuar është vendosur detyrimi që të markohet edhe nafta bruto, një praktikë kjo e paprecedentë. Kjo edhe për një arsye tjetër. Substanca përmes të cilës kryhet markimi nuk funksionon në naftën bruto.
Të dhënat zyrtare tregojnë se nafta bruto që eksportohet nëse do të markohej do ti siguronte koncesionarit rreth 10 milionë euro të ardhura shtesë në vit. Por për shkak se edhe teknologjikisht nuk mund ta kryejë dot shërbimin, përgjatë kësaj kohe koncesionari i markimit nuk ka mundur të arkëtojë asnjë lekë nga nafta bruto.
Përballë kësaj situate kompania koncesionare ka vendosur të ndërpresë aktivitetin duke i kërkuar këto para nga shteti. Por çfarë efektesh ka kjo për tregun. Në bazë të një vendimi këshilli i ministrave ka sanksionuar se nuk mund të zhdoganohet asnjë litër karburant pa u shlyer më parë pagesa për markimin. Meqë kompania nuk e kryen më shërbimin, tregtaret që importojnë karburant nuk mund të zhdoganojnë asnjë litër naftë apo benzinë, duke e çuar tregun në një krizë të paprecedentë.
Burime nga doganat dhe shoqata e tregtarëve të karburanteve thanë se ky ngërç mund të zgjidhet vetëm në dy rrugë, ose që qeveria të ndryshojë vendimin që nuk lejon zhdoganimin e karburanteve pa paguar markimin ose të arrijë marrëveshjen me kompaninë koncesionare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY