Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

PRONAT/ Çfarë kërkoi Strasburgu nga qeveritë shqiptare lidhur me pronat

10/12/2015
PRONAT/ Çfarë kërkoi Strasburgu nga qeveritë shqiptare lidhur me pronat
Share on FacebookShare on Whatsapp


shr4Në foto, faksimile të vendimit Manushaqe Puto etj kundër Shqipërisë si dhe projektvendimi për këtë cështje

Në vendimin pilot të vitit 2012 Manushaqe Puto kundër Shqipërisë, Gjykata ka vlerësuar nder te tjera se:

“1. Gjykata vëren fillimisht se legjislacioni aktual mbi pronësinë është ndryshuar shpesh, të paktën shtatë herë gjatë periudhës 2004-2010.

2. Autoritetet nuk kishin informacion të saktë dhe të besueshëm në lidhje me numrin e përgjithshëm të vendimeve administrative që njihnin të drejta te pronësisë dhe dhënien e kompensimit, sipas rastit, të cilat ishin miratuar që prej vitit 1993.

3.
Përgatitja e një baze të dhënash dhe llogaritja e faturës së kompensimit duhet të shoqërohet nga një skemë e qartë kompensimi e hartuar me kujdes.


…

5. Rishikimi dhe përditësimi i hartave të vlerës duhet t’i nënshtrohet kritereve transparente dhe shpjeguese, duke marrë parasysh zhvillimin e tokës dhe luhatjet e tregut.

…

7.
Procesi i vendimmarrjes për llojin e kompensimit që do të jepet kërkon transparencë dhe efikasitet maksimal, me synim rritjen e besimit të publikut. Do të ishte në interes të përgjithshëm që rezultatet të bëheshin publike dhe të shpërndaheshin përmes mjeteve të ndryshme, të aksesueshme të komunikimit.

8.
Është thelbësore që vendimet e autoriteteve të përmbajnë arsye të qarta dhe të mjaftueshme dhe t’i nënshtrohen rishikimit gjyqësor në rast mosmarrëveshjeje.

9.
Procesi i kompensimit të ish pronarëve për shkak të Ligjeve për Pronësinë duhet të dallohet nga kompensimi i ish pronarëve në bazë të Ligjit të Legalizimit. Në lidhje me këtë të fundit, duhet të rishqyrtohet rritja e pjesës së kostos që legalizimi i ka sjellë ankuesve në masën që do të ishte i aftë të rregullonte kompensimin financiar të paguar ish pronarëve.

10.
Duhet të garantohet ekzistenca e një sistemi transparent dhe efektiv të regjistrimit të pronave, duke përfshirë të dhëna të sakta dhe të unifikuara hartografike, me qëllim mundësimin, thjeshtimin dhe lehtësimin e transaksioneve të ardhshme ligjore.

11.
Gjykata thekson rëndësinë e caktimit të afateve realiste, statutore dhe detyruese në lidhje me çdo hap të procesit, si dhe vënia në dispozicion e burimeve të mjaftueshme njerëzore dhe material

…

Në këtë kuadër referuar vendimit Pilot , Gjykata ka pritur nga Qeveria që të realizojë:

·
Hartimin e një liste të vendimeve përfundimtare gjyqësore dhe administrative që njohin, kthejnë dhe kompensojnë të drejtën e pronës. Kjo listë duhet të përmbajë të dhëna në lidhje me statusin e pronës, vendndodhjen, sipërfaqet që kthehen, kompensohen dhe format e kompensimit.

  • Adoptimin e Hartës së Vlerës së Pronës me vlera sa më të arsyeshme dhe reale
  • Përgatitjen e faturës financiare të procesit të kthimit dhe kompensimit të pronave.
  • Fillimin e zbatimit të një skeme përfundimtare të kthimit dhe kompensimit me procedura të menduara dhe të drejta hap pas hapi.
  • Krijimin e mjeteve efektive të ankimit për mosekzekutimin e vendimeve përfundimtare.

Komiteti i Ministrave përmes Rezolutës së Ndërmjetme të Qershorit 2013 orientoi Qeverinë në drejtim të:

·
Krijimit të një mekanizmi efektiv për zgjidhjen e rasteve të pronësisë mbi bazën e vendimit pilot “Manushaqe Puto”;

·
Raportimit të numrit të saktë zyrtar të vendimeve përfundimtare, administrative/ dhe apo gjyqësore, që njohin, kthejnë dhe kompensojnë pronën;

·
Raportimit të një fature financiare për shlyerjen e të gjitha vendimeve të paekzekutuara që njohin, kthejnë dhe kompensojnë pronën, bazuar në hartën e vlerës bazuar kritere transparente dhe shpjeguese, duke marre parasysh zhvillimin e tokës dhe luhajtjet e tregut;

·
Hartimit të një plan veprimi të ri, që të zëvendësojë plan veprimin e mëparshëm të miratuar me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr.350/2011. Ky plan i ri veprimi duhet të jetë koherent me zhvillimet e reja sipas përcaktimeve të bëra në vendimin pilot, për të parashikuar masa strategjike dhe afate të reja kohore për secilën prej tyre, që synojnë përmbylljen e plotë të ekzekutimit të vendimeve përfundimtare që njohin, kthejnë apo kompensojnë pronën ish pronarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Qeveria propozon këshill censure për median në internet

Ja çfarë shkruan për protestën  ‘iraniani’ i Surrelit që hodhi gaz të skaduar mbi qytetarët

25/01/2026
Berisha: Protestën e bënë të rinjtë, gazi i skaduar i ndaluar nga Konventat Ndërkombëtare

Berisha: Protestën e bënë të rinjtë, gazi i skaduar i ndaluar nga Konventat Ndërkombëtare

25/01/2026
Policia sulmoi protestuesit me gaz që bllokon frymëmarrjen. I ndjek me topat e tymit deri brenda bllokut

Gazi i skaduar mbi protestuesit: Degjenerim kimik, kalim në substanca tejet toksikuese

25/01/2026
Skandali i policisë, ndalon protestuesin 10 vjeçar

Skandali i policisë, ndalon protestuesin 10 vjeçar

24/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Qeveria propozon këshill censure për median në internet

Ja çfarë shkruan për protestën  ‘iraniani’ i Surrelit që hodhi gaz të skaduar mbi qytetarët

25/01/2026
Berisha: Protestën e bënë të rinjtë, gazi i skaduar i ndaluar nga Konventat Ndërkombëtare

Berisha: Protestën e bënë të rinjtë, gazi i skaduar i ndaluar nga Konventat Ndërkombëtare

25/01/2026
Policia sulmoi protestuesit me gaz që bllokon frymëmarrjen. I ndjek me topat e tymit deri brenda bllokut

Gazi i skaduar mbi protestuesit: Degjenerim kimik, kalim në substanca tejet toksikuese

25/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.