Lumi Gjanica në Fier ka filluar të zgjerohet ndërkohë që një zgjidhje e re për të mund të shpëtojë qytetin.
Gjanica pritet të ndryshojë drejtim ose më mirë të kthehet në rrugën e saj të vjetër.
Një ekip prej jo më shume se 10 punonjesish dhe 2 fadroma po e kthejnë lumin famëkeq në shtratin e dikurshëm.
Për disiplinimin e Gjanicës mund të lindë nevoja që të prishen disa mure rrethuese që është një dëm shumë më i vogël se sa një dalje e lumit përtej brigjeve të veta.
Nga kryekëderdhja deri në qëndër të qytetit parashikohet të zhvendosen 90 mije m/kub dhe duke e rritur me po kaq m/kub kapacitetin e ujit në lumë.
Lumi Gjanica është i njohur për shqiptarët po aq sa Drini apo Vjosa edhe pse nuk është asgjë më shumë se një përrua. Sa herë bie shi ajo duket sikur kalon në cdo qytet dhe jo vetëm në Fier ku e ka burimin dhe derdhjen.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/