Ja si duhet të jetë i dashuri ideal për femrat, sipas mendimit...

Ja si duhet të jetë i dashuri ideal për femrat, sipas mendimit të meshkujve

92
0
Shares

Të gjitha e dimë se çfarë e bën një mashkull të jetë ideal. Një mashkull, i cili të plotësojë çdo nevojë dhe fantazi të femrave dhe të ketë një pamje ashtu siç ato kanë ëndërruar ndër vite. Por, a e dinë meshkujt këtë gjë?

E dinë meshkujt se cilat janë tiparet e personalitetit apo sjelljes, së tyre që i bëjnë femrat t’i quajnë ata ideal? Sa njohuri kanë meshkujt dhe sa të bindur janë për karakteristikat, që duhet të zotërojnë për t’u quajtur të denjë për partneret e tyre?

Shumë meshkuj u pyetën dhe ja cilat janë 15 pikat, që ata mendonin se duhet të kishin, dhe duhet ta pranojmë: femrat mund edhe t’i kenë nënvlerësuar paksa. Nuk rezultojnë shumë ndryshe nga ato të femrave…sigurisht, çështja qëndron se sa i vënë në zbatim ato.

Një i dashur dhe partner i mirë sipas meshkujve.

1…. e respekton të dashurën e tij

2…. i bën shpesh surpriza me buqeta me lule

3…. e pyet gjithmonë atë se si i shkoi dita

4…. nuk është asnjëherë tepër xheloz..por aq sa për t’ja bërë asaj të qartë që ai e ndjen partneren e tij

shumë të afërt.

5….ai komunikon me të sa herë ajo ka nevojë

6….e mban lidhjen sa më interesante duke bërë sa më shumë gjëra bashkë

7….ai e di mjaft mirë se në çdo gjë ekziston barazia midis tyre

8…. ai e shtyn atë të guxojë për të arritur dëshirat dhe qëllimet e saj

9…. ai sheh filma me të, dhe madje e lë atë të zgjedhë kë do të shohin

10….ai nuk lufton apo këmbëngul për t’i ndryshuar asaj mendimin.

11…. ai i beson asaj plotësisht

12…. i qëndron deri në fund besnike të dashurës së tij

13…. nuk harron t’i thotë asaj çdo ditë se sa e bukur është

14…. e ndihmon atë të rritet profesionalisht

15…. mundohet ta bëjë atë për të qeshur sa herë i jepet mundësia.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY