Përfundon takimi i krerëve të koalicionit të majtë. Në takimin 90 minutësh në të cilin kanë qenë të pranishëm, kryeministri Edi Rama, kreu i Kuvendit, Ilir Meta, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, kreu i Grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe si dhe Ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj. Në takim gjithashtu ishte edhe kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi.
Në qendër të takimit ka qenë projektbuxheti i qeverisë për vitin 2016 si dhe letra që kreu i Kuvendit u ka dërguar krerëve të grupeve parlamentare për ngritjen e komisionit të reformës zgjedhore, por edhe çështje të tjera të aktualitetit.
Në përfundim të këtij takimi, Arben Ahmetaj tha se aleanca është e unifikuar në qëndrimet dhe mendimet e saj, si për buxhetin e vendorëve, si për reformën zgjedhore.
“Në datën 17 është ligji për pushtetin vendor, për funksionimin që kërkon votë të cilësuar, ka një rakordim të plotë. Ne rakordojmë qoftë në detaje qoftë në aspekt politikash. U ra dakord që të krijohet komisioni për reformën zgjedhore. Në parim është rënë dakord për krijimin e komisionit. Pushteti vendor ka 48 mld rritje fondesh. Është rënë dakord edhe për riformulimin e taksës së infrastrukturës e cila është në favor të pushtetit vendor, e gjitha. Idrizi është pjesë e aleancës dhe mendimi i aleancës është unik. Kemi gjetur edhe më të dakordësi plotësisht”, deklaroi Ahmetaj.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/