Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Deklaron në TV: Njoh 2 vrasësit e Skerdilajd Konomit

15/12/2015
Deklaron në TV: Njoh 2 vrasësit e Skerdilajd Konomit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një dëshmitar që pretendon se ka dijeni per vrasjen e gjyqtarit Skërdilajd Konomi ka folur sonte në emisionin xhungël të gazetarit Artan Hoxha duke deklaruar se ka parë dy persona që ndiqnin prej kohësh gjyqtarin Konomi.

vlore-incident

“Në momentin që ka ndodhur ngjarja kam qenë në Ujin e Ftohtë. Punoja në ndërtim në një pallat përballë shtëpisë dhe më kujtohet që dy persona janë mbajtur për një javë rresht… kam hedhur dyshime se ata dy persona vëzhgonin shtëpinë e gjyqtarit. Dhe një ditë para ngjarjes, në mbrëmje ata kanë qenë afër banesës së gjykatësit”,-tregoi ai. Më tej dëshmitari ka thënë se këta person ai ka parë në media në fotografi kur u arrestua Julian Sinanaj.

Ai rrëfeu se gjatë marrjes në pyetje në Policinë e Vlorës oficerët i kanë treguar dy fotografi, atë të Emiljano Shullazit dhe Gilmano Danit, nëse ishin ata personat që e ndiqnin gjyqtarin.

“Kam parë dy personat që e ndiqnin. Oficerët e krimeve më sollën vetëm një foto që nuk përputhej me ata dy persona. Më kanë marrë denoncim, dëshminë në Policinë e Vlorës. Më kanë pyetur vetëm me paraqitjen e dy personave. Më pyetën mos kisha parë në atë zonë Emiljano Shullazin. Por unë nuk e kisha parë. Pastaj më sollën foton e Gilmano Danit. Më thanë mos ishte ky personi që kisha parë duke e ndjekur. Por u thash jo që nuk ishte ai. Më thirrën kur erdhi Tonin Vocaj nga Franca, u takova me Tonini dhe më pyeti mos i njohja dy personat”, shprehet dëshmitari.

Ai tregon se i ka parë dy autorët më vonë në Tiranë dhe për këtë ka njoftuar dhe policinë, por ata nuk mundet t’i identifikonin. Më pas ai tregon dhe presionet dhe kërcënimet që i janë bërë për të mos folur.

Dy personat i kam parë në Tiranë pas ca kohësh me një motor të shtrirë tek Pallati me Shigjeta, por nuk munda t’i marr targën”, thotë ai.

Dëshmitari thekson se ka kërkuar të japë dëshmi në Prokurorinë e Përgjithshme por nuk është pritur.

Pas kësaj, ai tregon se i është bërë presion nga dy persona të armatosur. Ata i kanë treguar edhe fotot e vajzave për kërcënim.

“Personat ishin të parkuar para banesës sime dolën me armë dhe më futën në makinë më kanë thënë fjalë për fjalë në qoftë se do të dëshmosh për ato që di nuk do të kemi mëshirë as për ty dhe as për vajzat. Më kanë nxjerrë fotografitë e vajzave, i kishin në celular”, shkruan balkanweb.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

TIRANË/ Grabitje me dhunë në një banesë, arrestohen dy të rinj

TIRANË/ Grabitje me dhunë në një banesë, arrestohen dy të rinj

25/06/2026
EMRI/ E kapën në Tiranë për telefon në makinë, kërkohej në Spanjë për mashtrim

DURRËS/ Kapen autorët e dy ngjarjeve të rënda, një pa jetë dhe tre të plagosur

25/06/2026
Eurodeputetja gjermane: Të hënën në protestë në Tiranë

Eurodeputetja gjermane: Të hënën në protestë në Tiranë

25/06/2026
Rama publikon mesazhin: Nuk ka dorëheqje

Rama publikon mesazhin: Nuk ka dorëheqje

25/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

TIRANË/ Grabitje me dhunë në një banesë, arrestohen dy të rinj

TIRANË/ Grabitje me dhunë në një banesë, arrestohen dy të rinj

25/06/2026
EMRI/ E kapën në Tiranë për telefon në makinë, kërkohej në Spanjë për mashtrim

DURRËS/ Kapen autorët e dy ngjarjeve të rënda, një pa jetë dhe tre të plagosur

25/06/2026
Eurodeputetja gjermane: Të hënën në protestë në Tiranë

Eurodeputetja gjermane: Të hënën në protestë në Tiranë

25/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.