Policia ka marrë masa për të reduktuar qarkullimin në zonën ku do të shtrihet protesta e nesërme e PD-së.
Një pjesë e rrugëve do të bllokohen ndërkohë që është ndaluar parkimi për arsye sigurie rreth e rrotull parlamentit si edhe në rrugët që të cojnë drejt tij.
Ja lista e rrugëve ku nuk duhet të parkoni:
Duke filluar nga sonte në orën 00:00 e deri në përfundim të protestës së të enjtes e cila pritet të nisë në 11:00 e të zgjasë për disa orë, nuk do të lejohet parkimi i makinave në këto rrugë:
Rruga Xhorxh Bush (nga ura e Elbasanit – kryqezimi tek sheshi Sulejman Pasha)
Bulevardi Deshmoret e Kombit duke perfshire Sheshin Skenderbej.
Rruga Abdi Toptani ( drejtoria e Burgjeve)
Rrugica prane Infosoft tek ish-PD
Policia i bën apel qytetarëve për mirëkuptimin e tyre dhe të mos i lënë makinat në rrugët e sipërcituara. Në të kundërt, makinat do të spostohen me karrotrec.
Edhe autobusët që vijnë nga rrethet nuk do të lejohen në brendësi të qytetit. Vija e kuqe do jetë Pallati i Sportit “Asllan Rusi”, shkolla “Vasil Shanto”, rrethrrotullimi prane fakultetit Ekonomik.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/