Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SEPATA E POLICISE/Arrestime në të gjithë vendin për prerjen e pyjeve

23/12/2015
SEPATA E POLICISE/Arrestime në të gjithë vendin për prerjen e pyjeve
Share on FacebookShare on Whatsapp

Policia ka kryer disa arrestime si dhe ka konfiskuar një sasi të madhe material drusor në të gjithë vendin pas njoftimeve për masakrat pyjeore në disa zona pak ditë para moratoriumit të pyjeve.

Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar dhe goditur 12 raste të prerjes së paligjshme të pyjeve dhe Transportit të lëndëve drusore të prera në mënyre të paligjshme.

Janë arrestuar në flagranë 3 shtetas, konkretisht në Kukës, Lezhë e Librazhd ndëra janë proceduar penalisht edhe 9 shtetas të tjerë në Dibër, Kukës, Pukë, Shkodër, Lezhë Elbasan e Librazhd .

Gjithashtu u proceduan penalisht për “Shpërdorim detyre” dy Inspektorë të Policisë Pyjore në Kukës.

Në të gjithë vendin e sekuestruan rreth 150 metër kub lëndë drusore si dhe 12 automjete .

Në vijim të punës për parandalimin e prerjes së paligjshme të pyjeve është bërë arrestimi në flagrancë nga Policia e Librazhdit i shtetasit Bledar Lushka.

Në Kukës është arrestuar shtetasi Ismail Lleshi.

Si dhe në Lezhë është arrestuar shtetasi Frrok Simonaj.

Njëkohësisht janë proceduar penalisht nga Policia e Kukësit dy Inspektorë të Policisë Pyjore në Kukës M.S 55 vjeç dhe K.N 55 vjeç, pasi nuk kanë ushtruar kontroll në zonën që mbulonin. Për pasojë janë prerë në mënyrë të paligjshme pyjet në Malzi Kukës.

Si dhe gjatë 24 orëve të fundit janë proçeduar penalisht edhe 9 shtetas të tjerë për prerje dhe transport të lëndëve drusore pa leje.

Nga këto dy raste janë në Pukë ku dy shtetas F.L 38 vjeç dhe S.Gj 45 vjeç janë proçeduar penalisht në Prokurori . Si dhe një në rast në Shkodër për shtetasin A.Ç 26 vjeç banues në Shkodër.

Dy raste në Dibër ku K.L 43 vjeç dhe U.SH 51 vjeç janë proçeduar penalisht.

Dy raste janë në Elbasan e Librazhd ku K.S 55 vjeç dhe H.A 47 vjeç janë proçeduar penalisht.

Si dhe një rast në Kukës dhe një rast në Lezhë ku shtetasit F.V 28 vjeç dhe N.L 26 vjeç janë proceduar penalisht.

Vijon puna për evidentimin dhe goditjen e rasteve të tjera në të gjithë vendin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DITA 29/ Protestuesi Kola: Rama duhet të shkojë në burg, t’i konfiskohet pasuria

DITA 29/ Protestuesi Kola: Rama duhet të shkojë në burg, t’i konfiskohet pasuria

28/06/2026
AURON TARE/ Banjat e Benjës midis Harese dhe rrënimit të natyrës shqiptare

AURON TARE/ Banjat e Benjës midis Harese dhe rrënimit të natyrës shqiptare

28/06/2026
Tërmeti nuk lë mangut as burgun e Shën Kollit, transferohen të dënuarit

7 vjet me pallatin e shembur nga tërmeti në mes të Tiranës. Rama publikon letrën por nuk u jep përgjigje

28/06/2026
Rama reagon për herë të parë për përplasjen me Spiropalin: Ishte spektakolare dhe e pabesueshme

‘Albanian files’, Rama mohon të jetë autor i librit, jep shpjegime për letrën e Reinier de Graaf 

28/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 29/ Protestuesi Kola: Rama duhet të shkojë në burg, t’i konfiskohet pasuria

DITA 29/ Protestuesi Kola: Rama duhet të shkojë në burg, t’i konfiskohet pasuria

28/06/2026
AURON TARE/ Banjat e Benjës midis Harese dhe rrënimit të natyrës shqiptare

AURON TARE/ Banjat e Benjës midis Harese dhe rrënimit të natyrës shqiptare

28/06/2026
Tërmeti nuk lë mangut as burgun e Shën Kollit, transferohen të dënuarit

7 vjet me pallatin e shembur nga tërmeti në mes të Tiranës. Rama publikon letrën por nuk u jep përgjigje

28/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.