“Pas rastit te arrestimit te infermierit te Spitalit Rajonal per shperdorim detyre, deputeti Ndocaj beri nje vizite surprize ne kete spital.
Deputeti Ndocaj fillimisht vizitoje Pavioni i Pediatrise.
Ne kete pavion gjeti keto problematike:
– Dysheke 20 vjecar te pa lare asnjehere. Mund ti shikoni edhe ne fotot. Ne ato dyshek duhet te shtrohen femijet. Imagjinoni pak sikur femijet tane te shtrohen aty. Ne ato kushte i gjetem femijet qe presin te sherohen.
– Serumet dhe shiringat qe mblidhen e hidhen, por jane perdorin disa here. Per me teper keni edhe foto.
– Prinderit apo nenat marrin bombula gazi e blejne vete qemushtin per te ushqyer femijet e tyre. Krejt jashte cdo lloje norme te ushqyeri si dhe te sigurise. Per me teper shikoni fotot.
Pastertia linte shume per te deshiruar. Pra, normat e higjenes. Nenat i lajme me dore vete rrobat e femijeve dhe i vendosin ne ballkone per t’i thare.
Pastaj z. Ndocaj vizitoje pavionin e infektivit. Dicka ishte me mire ne krahasim me pavionin e Pediatrise.
Ndersa tek pavioni i Peadrise gjete njerez me paterica e me kembe ne allci qe prisin qe ne mengjes radhen per te bere viziten.
Z. Ndocaj ka tre dite qe ka kerkuar te takoj Drejtorin e Pergjithshem te Spitalit Rajonal Lezhe dhe nuk eshte e mundur, pasi ne dy telefonata Drejtori s’ ka qene i disponueshem.
Po ashtu mjediset afer hyrjes se Guzhines sic e shikoni ne foto jane aspak te pranueshme.
Per spitalin e Lezhes ka zera se mjeket i gjene ne kafene dhe pas ore 11 te drekes nuk perjashtohet mundesia te kene edhe doza te forta alkooli.
Po ashtu, nuk mungojne edhe raste te mungeses profesionale me pasoja te renda.
Ministri i Shendetesise duhet te nderhyje per te ndryshuar situaten ne Spitalin Rajonal te Lezhes para se te jete vone”, denoncon në “Facebook”, deputeti i njohur tashmë me nofkën “kaubojsi”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/