VENDIMI/ Kushtetuesja rrëzon qeverinë, pezullon gjobat e rënda ndaj biznesit

VENDIMI/ Kushtetuesja rrëzon qeverinë, pezullon gjobat e rënda ndaj biznesit

53
0
Shares

Gjykata Kushtetuese ka pezulluar sot ligjin “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë, të ndryshuar”, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Ky ligj parashikonte sanksnione dhe gjoba të rënda ndaj biznesit.

Vendimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese

“Mbledhja e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë, në çështjen me:


KËRKUES:  Shoqata për mbrojtjen e tregtarëve dhe tregut”


OBJEKTI:  Shfuqizimi i neneve 5, 7, 11, 13, 14, 15, 15, 17, 18, 19, dhe 20 të ligjit nr.99/2015 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 9920, datë 19. 05. 2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë, të ndryshuar”, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
 Pezullimi i zbatimit të ligjit deri në hyrjen në fuqi të vendimit të Gjykatës Kushtetuese


BAZA LIGJORE:  Nenet 4, 11, 17, 41, 42, 131/a, 134, pikat 1/f dhe 2  të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë; neni 1 i Protokollit nr. 1 dhe neni4 i Protokollit nr. 7 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut; ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”.

Pasi mori në shqyrtim kërkesën e paraqitur nga kërkuesi për pezullimin e zbatimit të ligjit nr. 99/2015 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë, të ndryshuar”,


VENDOSI:
Të urdhërojë pezullimin e zbatimit të ligjit nr. 99/2015 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë, të ndryshuar”.

 

Për më shumë mund të lexoni edhe …

FAKSIMILE/ Gjykata Kushtetuese pranon ankimimin e Shoqatës së Tregtarëve për gjobat tatimore
/web/FAKSIMILE_Gjykata_Kushtetuese_pranon_ankimimin_e_Shoqates_se_Tregtareve_per_gjobat_tatimore_11611_1.php

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY