Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

REKOMANDIMET/ Reforma në Drejtësi, PD: “Venecia” në koherencë me opozitën, raporti çmonton kapjen e drejtësisë

24/12/2015
REKOMANDIMET/ Reforma në Drejtësi, PD: “Venecia” në koherencë me opozitën, raporti çmonton kapjen e drejtësisë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Partia Demokratike falënderoi Komisionin e Venecias për raportin për reformën në drejtësi, duke e cilësuar si një raport që çmonton kapjen e drejtësisë. Në një takim me gazetarët, deputeti demokrat Eduart Halimi tha se raporti i Komisionit të Venecias detajon të gjitha shqetësimet e opozitës.
Halimi theksoi se “dialogu për procesin e reformës të jetë një dialog i sinqertë që të konkretizohet”.
Halimi ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka fshehur ndaj drejtësisë deputetët që kanë marrë fonde publike.
“Kapja e sistemit të drejtësisë qoftë kur është Rama qoftë kur është Basha e bën më të keq sistemin e drejtësisë. Çfarë ndodh, kur 5 deputetë të PS, marrin fonde publike, kontrata publike kryeministri i ka mbajtur nën sqetull, nuk ja ka çuar drejtësisë. Kryeministri i ka fshehur. Siç e keni parë në Gjykatën e Lartë kur agresorët dolën të pafajshëm dhe deputetët e opozitës dënohen sepse kishin fyer kryeministrin”, deklaroi Halimi.
Nga ana e tij Enkelejd Alibeaj tha se një rekomandim është krijimi i një inspektorati në vend të 3, që sipas tij është i duhur.
Për sa i përket shumicës parlamentare Alibeaj tha se “Komisioni i Venecias ka thënë që nuk funksionon një shumicë me 3/5, nuk garanton pjesëmarrjen e opozitës. Funksionarët në institucionet gjyqësore duhet të gëzojnë mbështetje të gjerë”.
Ndërkohë, Enkelejd Alibeaj lexoi rekomandimet sintezë që Komisioni I Venecias i ka deklaruar në fund të gjithë materialit për reformën në drejtësi.

REKOMANDIMET

Të gjithë marrëveshjet institucionale duhet të rishikohen dhe të thjeshtëzohen (për shembull, duke hequr dorë nga ideja e krijimit të një Inspektorati të veçantë); amendamentet kushtetuese (sidomos në procesin e verifikimit) duhet të përcaktojë vetëm parimet më të rëndësishme, duke i lënë detajet me legjislacionin zbatues;
• Është e rekomanduar për të sqaruar se kush duhet te vendose për masat disiplinore ndaj gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese; Vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të kenë një fuqi detyruese të përgjithshme dhe Gjykata Kushtetuese duhet të mbajnë pushtetin për të shqyrtuar të paktën procedurën e ndryshimeve kushtetuese;
• Roli i Ministrit të Drejtësisë në Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor duhet të rikonsiderohet me qëllim për të shmangur konfliktet e mundshme të interesit; në përgjithësi, marrëveshjet institucionale duhet të rishikohen në mënyrë për të hequr konfliktet e mundshme të interesave; Ministri i Drejtësisë nuk duhet të ulen në Tribunalin Disiplinor;
• Kushtetuta duhet të përcaktojë parimet e përgjithshme që qeverisin procesin e emërimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve (përzgjedhje bazuar në meritë, thirrje e hapur për kandidatët, përzgjedhja me procedure transparente, pluralizmin e kandidatëve, etj); referenca e propozuar në Kushtetutë për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve ka nevojë për sqarim të mëtejshëm;
• Kushtetuta duhet të qartësojë marrëdhëniet mes prokurorëve të veçantë anti-korrupsion dhe Prokurorit të Përgjithshëm;
• Një mekanizëm anti-bllokim për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm duhet të vihet në vend; Prokurori i Përgjithshëm nuk duhet të ulet në Tribunalin Disiplinor;
• Përbërja e Komisioneve të Pavarur dhe statusi i anëtarëve të saj duhet të garantojnë pavarësinë e tij të vërtetë dhe të paanshëm.
• Duhet të shmanget kalimi i personave nga një aktivitet politik në një post të pavarur në gjyqësor
• Nuk funksionon një shumicë me 3/5, që nuk garanton pjesëmarrjen e opozitës. Funksionarët në institucionet gjyqësore duhet të gëzojnë mbështetje të gjerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

STERILIZIMI/ Akuzat për secilin nga zyrtarët dhe biznesmenët e arrestuar. Asnjë akuzë për korrupsion

SPAK dorëzon prova të reja në gjyqin ndaj Ilir Beqajt për dosjen “SASPAC”

29/04/2026
Firmoset marrëveshja në Pashaliman: 2 anije për vete, të tjerat për miqtë

Firmoset marrëveshja në Pashaliman: 2 anije për vete, të tjerat për miqtë

29/04/2026
Shpallen rezultatet zyrtare te primareve te PD ne 10 qarqe, sa vota siguroi secili nga garuesit

VENDIMI/ Partia Demokratike thërret me 30 maj Kuvendin Kombëtar, axhenda

29/04/2026
FJALA E PLOTË/ Erion Veliaj paraqitet në Gjykatën Kushtetuese: Ka rënë demokracia!

Veliaj me padi të re në Kushtetuese, kërkon shfuqizimin e disa neneve ligjore

29/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

STERILIZIMI/ Akuzat për secilin nga zyrtarët dhe biznesmenët e arrestuar. Asnjë akuzë për korrupsion

SPAK dorëzon prova të reja në gjyqin ndaj Ilir Beqajt për dosjen “SASPAC”

29/04/2026
Firmoset marrëveshja në Pashaliman: 2 anije për vete, të tjerat për miqtë

Firmoset marrëveshja në Pashaliman: 2 anije për vete, të tjerat për miqtë

29/04/2026
Shpallen rezultatet zyrtare te primareve te PD ne 10 qarqe, sa vota siguroi secili nga garuesit

VENDIMI/ Partia Demokratike thërret me 30 maj Kuvendin Kombëtar, axhenda

29/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.