Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

GËZIM HOXHA/ Koncerti i orkestrës simfonike të Fierit, një traditë e lënë në mes

24/12/2015
GËZIM HOXHA/ Koncerti i orkestrës simfonike të Fierit, një traditë e lënë në mes
Share on FacebookShare on Whatsapp

Teatri “Bylis”, Fier

A do të zhvillohet këtë 1 Janar koncerti i madh i Vjenës? Kjo është pyetja më budallaqe që më erdhi ndër mend kur po mendoja se si do e nisja këtë artikull. E pra ky është një paradoks për autoritetet lokale të Vjenës. Dhe kjo as mund të çohet ndër mend jo vetëm se është diçka shumë e bukur, por më së pari ata dinë ta respektojnë traditën. Unë nuk e dija edhe pse shumë herë e  kam ndjekur me ëndje përmes televizorit, por  koncerti i fillim-vitit i Vjenës është koncerti tradicional i Filarmonikës së Vjenës që mbahet prej vitit 1939 në ditën e parë të vitit në sallën e artë të Musikverein të Vjenës.

gezim hoxha

Gëzim Hoxha

Koncerti është një ndër ngjarjet muzikore më të ndjekura të botës, i transmetuar nga stacionet televizive të të paktën dyzetë vendeve, me një publik prej të paktën një miliard spektatorësh nga çdo pjesë e globit. Biletat për të ndjekur koncertin shiten nëpërmjet internetit në muajin janar, pra pothuajse një vit (11 muaj) para koncertit. Vjena e mbyll shumë mirë vitin në aspektin e të ardhurave, sepse turistët që vijnë për ta ndjekur atë shpenzojnë jo pak për aq ditë sa qëndrojnë aty dhe e nisin shumë bukur vitin e ri.
Nuk shqetësohem dhe aq për Vjenën, por u shqetësova shumë kur mora vesh se këtë vit nuk do të zhvillohet koncerti i orkestrës simfonike të Fierit. Dirigjentja e kësaj orkestre  zonja Marjana thotë se për fat të keq këtë vit nuk ka fonde për organizimin e tij.
Për ata që nuk e dinë u them se një koncert i bukur me pjesët më të bukura nga repertori i muzikës klasike organizohej para ose pas Krishtlindjeve në Fier. Ky koncert u kthye në traditë për qytetin në këta 4 – 5 vitet e fundit. Përpjekja e ish kryetarit të bashkisë për t’i veshur mantelin e artit këtij qyteti ishte një gjë shumë e mirë.
Zonja Marjana e krahason atë me koncertin e madh të Vjenës dhe unë them se ka të drejtë. Ndoshta nuk mund të  krahasohen për nga përmasat dhe buja ose ndikimi që ka në jetët e njerëzve, po repertori i përzgjedhur me shumë kujdes nga kjo zonjë nuk ka të sharë. E keni dëgjuar ndonjëherë melodinë e këngës THE FINAL COOUNTDOËN të luajtur nga një orkestër simfonike? Unë po. E dëgjova në këtë koncert dhe u mahnita. Aty mund të dëgjoje live dhe falas Shopenin, Moxartin, Vivaldin, Bethovenin e shumë e shumë të tjerë.
Gjëra kaq të bukura është e vështirë t’i shikosh të ndodhin,ato kur kthehen në traditë përmirësojnë imazhin e qytetit në të cilin organizohen. Koncerte të këngëtarëve të muzikës së lehtë, jo se nuk janë të dëshirueshëm, por ato mund të organizohen dhe të shikohen në çdo kohë. Personalisht, prisja që këtë  vit t’i jepej jehona e duhur në të gjithë Fierin, duke instaluar monitorë gjigant në qendër të qytetit dhe jo vetëm, por kurrsesi të anulohej.
Arsyeja e paarsyeshme mund të shmangej dhe dreqi ta hajë, një fond prej 5 – 6 milion lekësh (të vjetra) mund të gjendej fare mirë. Sikur çdo deputet i qarkut të Fierit të jepte diçka, apo t’i kërkohej Ministrisë të Kulturës, apo sikur dhe qeveria të jepte diçka nga fondet e emergjencave, apo sikur t’i bëhej thirrje bizneseve lokale, ky koncert duhej të organizohej.
Po pse do duhej që njerëzit të jepnin diçka nga vetja?? Ata dhurojnë në raste fatkeqësisht natyrore dhe jo për qejfin e dikujt. Edhe ky është një rast fatkeqësie. Jo natyrore për fat të mirë, por artistike. Ndoshta do t’iu duket qesharake por unë e quaj të tillë sepse për raste të tilla të gjithë në një mënyrë a një tjetër ndërgjegjësohen dhe bëjnë jo pak, ndërsa për këtë?. Koncert hesapi. 
Ndoshta pas disa vitesh ndonjë agjenci turistike do ta fuste këtë ngjarje artistike në turet e saj dimërore. Por derisa nuk e kanë bërë, as kanë për ta bërë ndonjëherë, pasi nëse ai nuk organizohet këtë vit tradita harrohet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DITA 29/ Protestuesi Kola: Rama duhet të shkojë në burg, t’i konfiskohet pasuria

DITA 29/ Protestuesi Kola: Rama duhet të shkojë në burg, t’i konfiskohet pasuria

28/06/2026
AURON TARE/ Banjat e Benjës midis Harese dhe rrënimit të natyrës shqiptare

AURON TARE/ Banjat e Benjës midis Harese dhe rrënimit të natyrës shqiptare

28/06/2026
Tërmeti nuk lë mangut as burgun e Shën Kollit, transferohen të dënuarit

7 vjet me pallatin e shembur nga tërmeti në mes të Tiranës. Rama publikon letrën por nuk u jep përgjigje

28/06/2026
Rama reagon për herë të parë për përplasjen me Spiropalin: Ishte spektakolare dhe e pabesueshme

‘Albanian files’, Rama mohon të jetë autor i librit, jep shpjegime për letrën e Reinier de Graaf 

28/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 29/ Protestuesi Kola: Rama duhet të shkojë në burg, t’i konfiskohet pasuria

DITA 29/ Protestuesi Kola: Rama duhet të shkojë në burg, t’i konfiskohet pasuria

28/06/2026
AURON TARE/ Banjat e Benjës midis Harese dhe rrënimit të natyrës shqiptare

AURON TARE/ Banjat e Benjës midis Harese dhe rrënimit të natyrës shqiptare

28/06/2026
Tërmeti nuk lë mangut as burgun e Shën Kollit, transferohen të dënuarit

7 vjet me pallatin e shembur nga tërmeti në mes të Tiranës. Rama publikon letrën por nuk u jep përgjigje

28/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.