Një autobus udhëtarësh nga Shqipëria mori flakë dhe u dogj plotësisht sot në mëngjes në Ulqin.
Autobusi po udhëtonte në rrugën e vjetër për Ulqin nëpër Mrkot me 52 udhëtarë.
Tek ish reparti ushtarak në Dobre Vode autobusi shpërtheu në flakë dhe u dogj në tërësi.
Siç transmetojnë mediat në Mal të Zi nuk kishte të lënduar nga zjarri.
Hetimi për shkaqet e zjarrit është në vijim.





