Del nga spitali dhe rrëfehet mjeku Dalip Gjoka: Po të më kishte...

Del nga spitali dhe rrëfehet mjeku Dalip Gjoka: Po të më kishte thënë “po” Bleona…

275
0
Shares

Dalip Gjoka, mjeku i martuar me dy vajza, dhe gjysh i një mbese, pas propozimit bombë që i bëri publikisht këngëtares Bleona Qerreti të bëhej babai i fëmijës së saj, është rikthyer në ekran pas një shkëputjeje për shkak të situatës familjare të krijuar për bujën që bëri deklarata e tij ndaj Bleonës.
Ai ka theksuar se nuk e kishte menduar të bëhej i famshëm me këtë që ka bërë, por është vetë-ofruar me altruizëm që t’i jepte shansin këngëtares të bëhej nënë, pas deklaratës publike që ajo ka bërë se donte të kishte një fëmijë dhe po kërkonte burrin që do ja jepte këtë mundësi.
Mjeku ka shpjeguar edhe situatën e krijuar mes tij dhe familjes, fisit, shtrimi i tij në psikiatri dhe raportet e tij me gruan tashmë të sëmurë, më të cilën tha se “jam bërë motër e vëlla”.

Intervista me gazetarin Arian Çani


Arian Çani: I thashë Bleonës që mund të kishim një lidhje me Skype kur të vije ti, Bleona më shkruan: “Zemër, më thotë mua zemër, s’kam shans se kam punë në darke. Është ora 11 e 30 në Moskë, të shof ca mund të bëj nesër, mi tha parmbrëmë këto kur i thashë që kam Dalip Gjokan në studio. Sot në 2 të drekës më tha: Bëji të fala Dalip Gjokat dhe i thuaj se akoma e kam zemrën e lënduar nga divorci me Ganin, s’dua ta lëndoj por ai duhet të vazhdojë jetën e tij. e falënderoj shumë thotë, ky s’është refuzim…”.
Dalip Gjoka: E besoj


Arian Çani: Ti vërtet ke rënë në dashuri me këtë?
Dalip Gjoka: Meditimi për intervistën e saj qe shumë i ndjerë por propozimin e bëra me mendje të ftohtë.


Arian Çani: Por ti ja bëre ftesën live
Dalip Gjoka: Në aspektin e edukatës sime, vlerësimin tim për femrën shqiptare…


Arian Çani: Por e ke konkretisht me një vajzë, me emër
Dalip Gjoka: Ndonëse person familjar, mendoja se asnjëherë s’është vonë për të shprehur dashurinë jo thjesht për… Nuk e shoh Bleonën si një objekt seksi, jam për dashurinë e madhe me shumë plane, kështu që në këtë aspekt mendova të vetë-ofrohem me shumë altruizëm, duke e konsideruar intervistën e saj me shpirt të hapur. Meditova dhe doja ti shkonte ky mesazh kësaj këngëtare të nderuar… Kopjen e letrës ia dërgova redaksisë së “Panorama”… E falënderoj i kanë qëndruar korrekt intervistës së realizuar, së gazetares me mua, në Hotel “Tirana”.


Arian Çani: Vërtet pate këtë ndjesi apo ndoshta pa e kuptuar edhe vetë the të bëhem i famshëm ,te merrje famë nga Bleona?
Dalip Gjoka: Se kisha për famë dhe për show, por doja t’i shkonte ky mesazh.


Arian Çani: Të shijon kjo lojë tani?
Dalip Gjoka: Jo nuk jam bërë pishman për ndjenjat e çiltra që thashë.


Arian Çani: Po ti je akoma i martuar
Dalip Gjoka: Po e vërtetë, por mendoja se kjo s’do përbënte problem, nëse do ishte një përjashtim, nëse ky personazh do merrte në konsideratë interesin tim do kishte një përjashtim, nuk shquhem për Don Zhuan…


Arian Çani: Si reaguan gruaja dhe vajza?
Dalip Gjoka: Jam krenar për Eldën dhe gruan…


Arian Çani: Elda ishte kundër që ju të vinit këtu, ajo mbase nuk do por duhet të jemi të hapur cili është problemi me familjen tuaj?
Dalip Gjoka: … Gruaja u ndie shumë keq sepse ajo për mua la Vlorën për mua, edhe erdhi jetoi 7 vjet në majë të Macukullit…


Arian Çani: Sa vjeç u martove?
Dalip Gjoka: 25 vjeç


Arian Çani: Ke 40 vjet me gruan…
Dalip Gjoka: Afërsisht… Ishte dashuria ime e parë…, grua shumë e denjë…


Arian Çani: Si ia bërë gruas këtë gjë?
Dalip Gjoka: Në kuadër të mendimit të lirë, mund ta shfaqja pa ndonjë problem duke menduar se nuk do ishte mëkat, s’mendova se do bëhej kaq publike kjo…


Arian Çani: E ke thënë “live”, po sikur Bleona të thoshte po?
Dalip Gjoka: Besoj se ky është momenti që unë me gruan e familjen do ia vlente të negocionim, dialogonim, s’është fundi i botës, për arsye shëndetësore, unë me gruan jemi bërë motër e vëlla, s’jam kurrë për ta braktisur, derisa të rrojë do bëj maksimumin për shëndetin e saj…një përjashtim i tillë edhe mund t’ia vlente, mendova se edhe mund të më kuptonte…


Arian Çani: Engjëllushka (gruaja) si reagoi?
Dalip Gjoka: S’ka reaguar mirë dhe me të drejtë. por përderisa ka qenë një shpirt krenar, kam besim se inati i saj vetëm një javë zgjat…


Arian Çani: Ka inat akoma?
Dalip Gjoka: Jo, i ka hedhur prapa krahëve, situata e krijuar solli probleme në familjen time,e fisin tim, me vëllanë, vëllezërit, kushërinjtë, më shumë me njerëzit e mi, më pak me njerëzit e Engjëllushes…


Arian Çani: E quan veten pacient?
Dalip Gjoka: Jo nuk e quaj. Pata një situatë stresi. Nuk jam aspak dakord, por e pranova me mirësjellje…

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY