Rrezikohet mbrëmja e Ramës me gazetarët

Rrezikohet mbrëmja e Ramës me gazetarët

80
0
Shares

gazetaret me edin ramen gota

Kryeministri Rama ka thirrur sërish disa gazetarë në një mbrëmje gala këtë të dielë.

Disa prej të ftuarve janë miq të tij ndërkohë që ka bërë kujdes që në tavolinat e bardha dhe të kuqe të mos ulen kritikë të Kryeministrit.

Por pavarësisht kësaj disa gazetarë që lobohen prej grupeve të mëdha mediatike si tv klan mund të mos marrin pjesë.

Kjo u lajmërua nga lapsi.al në një shënim ku ndër të tjera thuhet se “këtë të dielë kryeministri Rama ka thirrur një mbrëmje gala për gazetarët e shtypit dhe mbi të gjitha për pronarët e tyre sipas modelit që organizoi një vit më parë në Pallatin e Brigadave. Modeli është i njohur. Kryeministri çohet, mban fjalim dhe tallet me gazetarët që janë të pranishëm, apo me pronarët që janë në hall me bizneset e tyre.” Në vijim citohet Lubonja në një shkrim para një viti që i quan ata “palaco oborri”.

Edhe drejtuesi i emisonit online “Fakt”, Çim Peka deklaroi se nuk do të shkonte në këtë mbrëmje.

Nje koment per sjelljen fyese te Rames ndaj gazetareve botoi vjet edhe Panorama.

Rama ndërkaq ka filluar gjestet afruese me median. Një ditë më parë bëri një spot për portalin e Anila Bashës, ndihmë jo e vogël për mediat e reja online ndërkohë që rama numëron në rrjetet sociale rreth 900 mije fansa.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY