Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

KLSH zbulon mashtrimin e Kamelia Vojkas me refuzimin e vilës për Presidentin, i kërkon kryeministrit shkarkimin

27/12/2015
KLSH zbulon mashtrimin e Kamelia Vojkas me refuzimin e vilës për Presidentin, i kërkon kryeministrit shkarkimin
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kontrolli i Lartë i Shtetit i ka kërkuar Kryeministrit të vendit, Edi Rama që të shkarkojë nga detyra drejtoreshën e Shërbimeve Qeveritare Kamelia Vojka, pasi ajo nuk i ka vënë në dispozicion Presidentit të Republikës Bujar Nishani vilën qeveritare për pushimet e verës.
Një auditim i kryer në nëntor ka zbardhur korrespondencën me presidencën dhe Ministrinë e Financave, ku del në pah se drejtoresha ka përcjellë informacion të pavërtetë. Në 29 prill 2015, presidenca i ka dërguar një shkresë Shërbimeve Qeveritare që të rezervonin vilën e Dhërmiut për pushime të Presidentit dhe familjes së tij në periudhën 11-31 korrik 2015. Pasi ka marrë përgjigje negative, me justifikimin se vila po restaurohet, Presidenca në 9 qershor ka kërkuar rezervimin e vilës nr. 1 në Vlorë.
Stafi i Presidencës dhe Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare nuk arritën në një marrëveshje, prandaj Nishani vendosi që të bënte pushime në një hotel privat në Shëngjin.
Nga këqyrja e korrespondencës mes dy institucioneve, konstatohet se punimet për rehabilitim apo rikonstruksionin e vilës në Dhërmi nuk kishin filluar siç pretendohet në përgjigjen e shkresës nga drejtoresha Vojka.
Nga kontrolli rezulton se disa nga investimet e parashikuara për t’u realizuar në vitin 2014 nuk janë kryer dhe nuk kanë qenë prioritet as në vitin 2015.
Të gjitha fondet e çelura për këto investimeve janë rialokuar për të rikonstruktuar një objekt, i cili nuk është miratuar në buxhetin e vitit 2015.  KLSH konstaton se përgjigjja e kërkesave të Presidentit, nuk përputhen në afat kohor për sa i takon problemit të rikonstruksionit të Vilës Dhërmi. Në prill 2015, Shërbimet Qeveritare kanë kthyer përgjigje se po “merren masa për rikonstruksionin e saj”, në një kohë që në buxhetin e vitit 2015, dhe pse ishte kërkuar fondi për rikonstruksionin e këtij objekti, nuk ishte miratuar nga Ministria e Financave.
Për pasojë, siç zbulon KLSH-ja, kjo drejtori, që pas mbarimit të sezonit veror të vitit 2014 duhet të kishte marrë masat për rehabilitimin e ambienteve që ato të ishin gati, me fondet që kishin në dispozicion, nëse nuk kishte fonde për rikonstruksion total.
Sipas procedurave të ceremonialit zyrtar, “Presidentit të Republikës, Kryetarit të Kuvendit, Kryeministrit dhe familjeve të tyre në kohën e pushimit, u vihet në dispozicion nga një apartament në rezidencat që administron Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare në qendrat e pushimit”.
Në përmbushje të këtij detyrimi ligjor, nuk rezulton që nga ana e Shërbimeve Qeveritare as të jenë njoftuar personalitetet e larta shtetërore sipas hierarkisë. Sipas KLSH-së, për veprimet e mësipërme mban përgjegjësi titullarja e institucionit, Kamelia Vojka.
KLSH-ja denoncon gjithashtu se të tjera shkelje në Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare, ku sipas saj ka procedura fiktive dhe shkelje të rregullave në tender gjatë blerjeve të mallrave.

Për më shumë mund të lexoni edhe …

Si u refuzua Presidenti të pushojë në Vlorë e Dhërmi nga zyrtarja e Edi Ramës
/web/Si_u_refuzua_Presidenti_te_pushoje_ne_Vlore_e_Dhermi_nga_zyrtarja_e_Edi_Rames_5323_1.php


… Edhe…

VIDEO & FOTO/ Kamelia ndalon Presidentin, por gardisti nuk ndalon “vajza nga rruga” të pushojnë te vila e Dhërmiut
/web/VIDEO_FOTO_Kamelia_ndalon_Presidentin_por_gardisti_nuk_ndalon_vajza_nga_rruga_te_pushojne_te_vila_e_Dhermiut_5510_1.php


… Si edhe …

Skandali i Kamelias, vajzat te rezidenca e Dhërmiut punonjëse të Shërbimeve Qeveritare
/web/Skandali_i_Kamelias_vajzat_te_rezidenca_e_Dhermiut_punonjese_te_Sherbimeve_Qeveritare_5534_1.php

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Zv.drejtoresha e AKSHI-t paraqitet në GJKKO, kërkon heqjen e masës “arrest në shtëpi”

Zv.drejtoresha e AKSHI-t paraqitet në GJKKO, kërkon heqjen e masës “arrest në shtëpi”

17/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

GJKKO kalon për gjykim dosjen ndaj Durim Bamit dhe disa të pandehurve të tjerë

17/03/2026
TIRANË/ Autoboti i UKT përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Tiranës

TIRANË/ Autoboti i UKT përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Tiranës

17/03/2026
Berisha respekton të hënën e SPAK, tregon një detaj të ri në lidhje me Irenën

DEKLARATA/ PD shpall Gardën Revolucionare të regjimit diktatorial të Teheranit si organizatë terroriste

17/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Zv.drejtoresha e AKSHI-t paraqitet në GJKKO, kërkon heqjen e masës “arrest në shtëpi”

Zv.drejtoresha e AKSHI-t paraqitet në GJKKO, kërkon heqjen e masës “arrest në shtëpi”

17/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

GJKKO kalon për gjykim dosjen ndaj Durim Bamit dhe disa të pandehurve të tjerë

17/03/2026
TIRANË/ Autoboti i UKT përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Tiranës

TIRANË/ Autoboti i UKT përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Tiranës

17/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.