Ligji për dekriminalizimin do të zbatohet dhe nga strukturat e PS. Nën shembullin e PD e cila ka ngritur një komision verifikimi, socialistët do të verifikojnë fillimisht kryetarët lokalë të partisë.
61 kryetarët e degëve të partisë do t’i nënshtrohen kritereve të ligjit të miratuar me konsensus për dekriminalizimin.
Procesi do të shoqërohete dhe me një udhëzim i cili do të qartësojë procedurat e këtij verifikimi.
Procesi po përqendrohet vetëm tek kryetarët e degëve për shkak se po zhvillohen aktualisht zgjedhjet, megjithëse 30 për qind e tyre janë përzgjedhur tashmë. Megjithatë, edhe këta të fundit do të jenë pjesë e verifikimit të tyre.
Ligji për dekriminalizimin i nisefektet në janar. Pritet që një numër drejtuesish në administratë dhe po ashtu një numër jo i vogël deputetësh të lënë detyrat e tyre.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/