Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Mateo Spaho: 50 milionë dollarë taksa shtesë nga Veliaj

28/12/2015
Mateo Spaho: 50 milionë dollarë taksa shtesë nga Veliaj
Share on FacebookShare on Whatsapp

Me një muaj vonesë në raport me limitet ligjore, në mungesë totale transparence, Erion Veliaj prezanton rrëmbimthi për të aprovuar në datën 30 Dhjetor një dokument që ai e quan Buxhet për qytetin e Tiranës, bashkë me 9 projekt-vendime të tjera, deklaroi sot Mateo Spaho, anëtar i këshillit bashkiak të Tiranës.

Deri më sot, dokumenti i buxhetit është mbajtur në fshehtësi të plotë dhe në 4 ditë kohë tentohet që të aprovohet me forcën e kartonave por jo me forcen e arsyes. Kemi dëgjuar vetëm deklarata mediatike, siç është bërë tashmë normale nga isntitucioni i Bashkisë dhe asnjë përmbajtje.

Projekt buxheti nuk është konsultuar me asnje grup interesi, qofshin këta qytetar të Tiranës, pronar të biznesit të vogël, fermerë, biznesmen të mëdhenj, operator turistikë apo profesionistë të lirë.

Pas dy vitesh të vazhdueshme, rritjesh taksa nga qeveria qëndrore dhe rritje çmimi nafte dhe energjie tani po shfaqet fytyra e vërtet e taksidarit Erion Veliaj, ndjekes i denjë i idealeve të Edi Ramës…

50 milionë dollarë taksa shtesë për vitin e ri do të kenë surprizë qytetarët e Tiranës me këtë projekt buxhet.

Por nga do merren këto para?

Një pjesë e mirë do të merret nga fshatarët e thjeshtë dhe fermerët të cilët janë në një gjëndje ekonomike të vështirë e tashmë do të jenë të dëshpëruar, pasi për çdo hektar tokë bujqësore do paguajnë 200.000 lekë taksë shtesë.

Këto para do të vijnë nga biznesi i madh, i cili për një magazinë 2.000 m2 do të paguajë 3.200.000 lekë taksë prone shtesë.

Këto masa do godasin xhepat e qytetarëve që kërkojnë të blejnë një apartament për të krijuar familje, pasi taksa për çdo m2 ndërtesë do kalojë nga 10 euro në 50 euro dhe blerja e një shtëpie prej 100m2 do të thotë ti japësh 4.000 euro taksë shtesë për Bashkinë e Erion Veliajt!

Biznesit do ti kërkohet veç këtyre taksave t’i japi deri në 370.000 lekë në vit për mirëmbajtjen e shkollave fillore të cilat Bashkia duhet ti mirëmbante vet.

Qytetarët do të duhet të paguajnë 120.000 lekë në muaj ose 4000 lekë në ditë nëse duan të parkojnë makinën e tyre në vëndet ku do të vendos Bashkia.

Në një vend si Shqipëria, Tirana është qyteti ku banojnë 30% të shqiptarëve dhe prodhohet 40% e Prodhimit të Brëndshëm Bruto. Me këtë goditje të dyfishtë Rama dhe Veliaj po shkatërrojnë mundësinë e Shqipërisë dhe të Tiranës për t’u zhvilluar”, deklaroi anëtari demokrat i Këshillit Bashkiak të kryeqytetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DITA 30/ Studentët marrin Universitetin, shpalosin banderolë gjigante: “Ju erdhi fundi!”

DITA 30/ Studentët marrin Universitetin, shpalosin banderolë gjigante: “Ju erdhi fundi!”

29/06/2026
PS vendos të mos i heqë imunitetin Belinda Ballukut

Bardhi thirrje SPAK-ut: Kërkoni pa vonesë heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Belinda Ballukut

29/06/2026
”Morën peng aeroportin e Vlorës se iu prishën pazaret”, i riu: Rama dhe Balluku dëmtuan turizmin

MEDIA FRANCEZE/ Një muaj protesta kundër Ramës, u konsumua nga korrupsioni

29/06/2026
Ajola Xoxa jep shifrën e saj për blerjet, flet për herë të parë e shoqja e Veliajt

Erion Veliaj bëhet baba për herë të dytë, SPAK i jep leje të takojë djalin e porsalindur

29/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 30/ Studentët marrin Universitetin, shpalosin banderolë gjigante: “Ju erdhi fundi!”

DITA 30/ Studentët marrin Universitetin, shpalosin banderolë gjigante: “Ju erdhi fundi!”

29/06/2026
PS vendos të mos i heqë imunitetin Belinda Ballukut

Bardhi thirrje SPAK-ut: Kërkoni pa vonesë heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Belinda Ballukut

29/06/2026
”Morën peng aeroportin e Vlorës se iu prishën pazaret”, i riu: Rama dhe Balluku dëmtuan turizmin

MEDIA FRANCEZE/ Një muaj protesta kundër Ramës, u konsumua nga korrupsioni

29/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.