Gjiknuri padit në Prokurori për favorizimin e CEZ, tre ish-ministrat Boden,...

Gjiknuri padit në Prokurori për favorizimin e CEZ, tre ish-ministrat Boden, Rulin dhe Mimën

59
0
Shares

Ministria e Energjisë dhe Industrisë padit 3 ish-ministra të qeverisë Berisha në lidhje me privatizimin e OSSH-së. Mësohet se MEI ka paditur Ridvan Boden, Genc Rulin dhe Florjon Mimën si dhe dy zëvendësministrat Enno Bozdo e Neritan Alibali. Po kështu MEI ka paditur edhe 2 ish-zyrtaret Suzana Guxholli dhe Mimoza Vokshi. Ata akuzohen nga MEI për favorizim të mëtejshëm të kompanisë CEZ dhe për një dëm ekonomik ndaj shtetit prej 414 milionë euro.
Ministria e drejtuar prej Damian Gjiknurit, ka depozituar në Prokurori dosjen e privatizimit të OSSH-së, favorizimin e mëtejshëm të kompanisë CEZ a. a., gjatë aktivitetit të saj dhe mosmarrjen e masave të duhura në mbrojtje të interesave të shtetit shqiptar, pas heqjes së licencës për CEZ Shpërndarje.
“Pas auditimit të thellë që i është bërë këtyre proceseve, MEI ka kallëzuar në prokurori 3 ish-ministrat Genc Ruli, Ridvan Bode dhe Florjon Mima; 2 ish-zv.ministrat Enno Bozdo dhe Neritan Alibali; ish-këshilltaren e ish-Kryeministrit, Suzana Guxholli; ish-Drejtoreshën e Përgjithshme të Shërbimeve Tregtare në ish-METE Mimoza Vokshi, si dhe zyrtarë të tjerë të lartë”, thuhet në njoftimin për shtyp.
Sipas auditit, dëmi që i është shkaktuar Buxhetit të Shtetit arrin në 57,931,041,292 lekë ose ndryshe 414 milionë euro.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY