LUFTË NERVASH / Bashkia: S’ka rritje çmimi biletash! Shoqata e Transportit: S’ka...

LUFTË NERVASH / Bashkia: S’ka rritje çmimi biletash! Shoqata e Transportit: S’ka shërbim urban në 1 janar!

102
0
Shares

“Luftë nervash” mund të cilësohet ajo që shihet si “negociata” midis bashkisë së Tiranës dhe Shoqatës së Tansportit Urban.
Takimi is otëm nuk ka qenë asgjë më shumë se sa :mos luajte nga pozicionet” respektive nga bashkia dhe shoqata.
Nënkryetari i bashkisë, Arbjan Mazniku ritheksoi se nuk do të ketë diskutime për rritje çmimi nëse shoqëritë e transportit urban nuk plotësojnë 3 kushte, shtrirje të rrjetit urban në gjithë qytetin, rritje cilësie dhe biletë elektronike.
“Nuk është fare në diskutim rritja e çmimit të biletës në 70 lekë”.
Ai siguroi qytetarët e Tiranës se bashkia do gjejë të gjitha mënyrat dhe mekanizmat për të mos lejuar që kryeqyteti të mos mbetet qoftë edhe një ditë pa transport urban.
Nga ana e saj Shoqata e Transportit Publik ka kërcënuar sërish sot se asnjë mjet nuk do të vihet në lëvizje më datën 1 Janar nëse s’do ketë ndryshim të çmimit të biletës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY