Lojërave me pseudo-padi për tu hedhur hi syve shqiptarëve ju ka ardhur fundi. Kishin shansin për hetim të drejtë dhe të pavarur për këtë çështje nga dita e parë deri në ditën e fundit po nuk e bënë sepse e vërteta do të nxirrte në dritën e diellit vjedhjen e shekullit. Përkundrazi u investuan me kuç e me maç, me zara e kopac që të ndalnin hetimin me ligj.
Kryehajduti Rama dhe Kusar Gjiknuri kujtojnë se duke paditur paditësin do ti shpëtojnë gjykimit për mega-aferën CEZ, vjedhjen e shekullit prej 600 milionë Euro. Kokoshi 200 milionë dhe zengjini i tij shpresojnë më kot se duke hedhur tym do të arrijnë të mbulojnë gjurmët dhe transfertat e tyre bankare off shore.
Tepër vonë. Janë kapur me presh në duar. Do të paguajnë deri në kacidhen e fundit paratë që ju vodhën shqiptarëve. Qerrja e transparencës ndërkombëtare ka filluar të lëvizë. Nuk kanë për ta shantazhuar dot, nuk kanë për ta blerë dot, nuk kane për ta ndalur dot me ligj të posaçëm siç ndalën përkohësisht drejtësinë shqiptare.
Ora po troket mbrapsht për Edi Ramën me 40 hajdutë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/