Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Tiranë, kryetari i PR serbe kërkoi publikisht falje për krimet e luftës në Kosovë

28/12/2015
Tiranë, kryetari i PR serbe kërkoi publikisht falje për krimet e luftës në Kosovë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Sot në Tiranë kryetari i PR Serbe, kërkoi publikisht falje për krimet e luftës në Kosovë. Ndjesën e tij politikani serb e artikuloi pas një takimi në Tiranë me homologët e tij shqiptarë e kosovarë.
Ndërkohë, mësohet se në selinë qendrore të Partisë Republikane u pritën sot nga kryetari i Partisë Republikane të Shqipërisë, Fatmir Mediu, dy delegacione të Partive Republikane të Kosovës dhe Serbisë, të kryesuara nga dy krerët e tyre respektivisht, Faton Kurti i PR Kosovë dhe Nikolla Sandulloviç, i Partisë Republikane Serbe. Gjatë takimit tre kryetarët në prani edhe të përfaqësueseve të tjerë të forcave politike në fjalë, biseduan rreth krijimit të një Unioni Ballkanik Republikan.

nikola sandulovic vogel

Nikolla Sandulloviç

Për herë të parë në marrëdhënien e dy kombeve, atij Shqiptar dhe Serb, vjen një zë ndjese nga pala serbe, pikërisht nga kryetari i Partisë Republikane të Serbisë, Nikolla Sandulloviç, për krimet e luftës në Kosovë, i cili tha se “Ne jemi sot këtu që, në emër të popullit serb, i cili në shumicë e di çfarë është bërë në Kosove, kërkoj ndjesë publike për të gjitha krimet. Ne na vjen keq që popullit Kosovar, për interesa të ngushta të politikanëve serbë, iu desh kaq shumë mundë, vuajtje e gjak për të marrë lirinë e saj dhe të drejtën e fjalës. Ne e përgëzojmë, që pas gjithë këtij kalvari Kosova është një shtet i lirë, i pavarur dhe Sovran. Serbët e mirë e njohin këtë. Sot e gjithë bota duhet të dijë këtë lajm. Ne si forcë politike kemi synim njohjen zyrtarisht të Shtetit të Kosovës, anëtarësimin e Serbisë në BE dhe NATO”.
I ndodhur përballë kësaj deklarate ndjese Kryetari i Partisë Republikane të Shqipërisë, Mediu shprehu vlerësimin e tij maksimal për stadin e pjekurisë politike që po arrihet në Ballkan.
Ai tha se “deri më sot kemi rrëmuar për të gjetur çfarë na ndan, ka ardhur momenti të bëjmë të kundërtën. Ne kemi më shumë të përbashkëta, dhe këto na bëjnë të jetojmë në paqe me njëri tjetrit. Me lejoni të citoj një shprehje – Në vend që të mallkojmë errësirën, të ndezim një qiri për të bërë dritë”. Mediu tha gjithashtu se, “Ajo që na mbetet është ta shohim këtë si një histori europiane e një vendi anëtar i NATO-s. Ne si parti Republikane jemi të disponueshëm të gjejmë urat e komunikimit dhe bashkëpunimit në rajon. Mendoj se zëra të tillë janë të domosdoshëm në momentet e debateve të pafrytshme”.
Ndërkohë Kryetari i Partisë Republikane Kosovë, Faton Kurti tha se “kjo është një iniciativë e përbashkët për të parë një mundësi bashkëpunimi në të ardhmen. Të bëjmë atë që qeveritë tona dhe Bashkimi Europian, nuk kanë qenë në gjendje ta bëjnë. Ky është takimi i dytë historik, pasi të parin unë me përfaqësinë time e patëm në Serbi ku u pritëm nga zoti Sandulloviç, i cili për hir të së vërtetës na surprizoi jo vetëm më pritjen por edhe me deklaratat e tij. Ardhja jonë sot në Tiranë në emër të PR-së përbën një histori suksesi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

STERILIZIMI/ Akuzat për secilin nga zyrtarët dhe biznesmenët e arrestuar. Asnjë akuzë për korrupsion

SPAK dorëzon prova të reja në gjyqin ndaj Ilir Beqajt për dosjen “SASPAC”

29/04/2026
Firmoset marrëveshja në Pashaliman: 2 anije për vete, të tjerat për miqtë

Firmoset marrëveshja në Pashaliman: 2 anije për vete, të tjerat për miqtë

29/04/2026
Shpallen rezultatet zyrtare te primareve te PD ne 10 qarqe, sa vota siguroi secili nga garuesit

VENDIMI/ Partia Demokratike thërret me 30 maj Kuvendin Kombëtar, axhenda

29/04/2026
FJALA E PLOTË/ Erion Veliaj paraqitet në Gjykatën Kushtetuese: Ka rënë demokracia!

Veliaj me padi të re në Kushtetuese, kërkon shfuqizimin e disa neneve ligjore

29/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

STERILIZIMI/ Akuzat për secilin nga zyrtarët dhe biznesmenët e arrestuar. Asnjë akuzë për korrupsion

SPAK dorëzon prova të reja në gjyqin ndaj Ilir Beqajt për dosjen “SASPAC”

29/04/2026
Firmoset marrëveshja në Pashaliman: 2 anije për vete, të tjerat për miqtë

Firmoset marrëveshja në Pashaliman: 2 anije për vete, të tjerat për miqtë

29/04/2026
Shpallen rezultatet zyrtare te primareve te PD ne 10 qarqe, sa vota siguroi secili nga garuesit

VENDIMI/ Partia Demokratike thërret me 30 maj Kuvendin Kombëtar, axhenda

29/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.