Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Zbulohet sa leje qëndrimi morën shqiptarët në Perëndim

28/12/2015
Zbulohet sa leje qëndrimi morën shqiptarët në Perëndim
Share on FacebookShare on Whatsapp


leje qednrimi grafik

Në grafik numri i lejeve të qëndrimit për shtetasit shqiptarë në vendet kryesore pritëse evropiane deri në vitin 2013

Gjatë viteve të fundit ritmet e legalizimit të emigrantëve shqiptarë në vendet e Bashkimit Evropian kanë qenë të moderuara për shkak se shumica e tyre janë legalizuar gjatë dekadës së fundit.

Në vitin 2013, dy shtetet me numrin më të madh të lejeve të qëndrimit për shtetasit shqiptarë ishin Italia me 502,361 dhe Greqia me 340,841 leje qëndrimi.

Ato ndiqeshin me një diferencë të madhe nga Belgjika me 4,533, Franca me 3,761, Spanja me 1,337, Austria me 1,372 dhe Zvicra me 1,242 leje qëndrimi. Në Suedi ka ndodhur një rritje më e madhe e numrit të lejeve të qëndrimit për shtetasit shqiptarë gjatë tri viteve të fundit. Një rritje e lehtë është konstatuar edhe në Greqi dhe Itali.

Në grafik pasqyrohet numri i lejeve të qëndrimit për shtetasit shqiptarë në vendet kryesore pritëse evropiane në vitin 2013.

Emigrimi bashkëkohor i shtetasve shqiptarë nisi si një emigrim i parregullt. Ndërkohë, nënshkrimi i marrëveshjeve dypalëshe për punësimin e qytetarëve shqiptarë në Greqi (1996) dhe Itali (1997), mundësitë ligjore për bashkim familjar si edhe mundësitë e studimit të të rinjve shqiptarë në universitetet evropiane dhe amerikano-veriore, hapën rrugën e emigrimit të rregullt të qytetarëve shqiptarë drejt këtyre vendeve.

Emigrimi i shqiptarëve mund të identifikohet gjatë dy serive kohore: 1990–2010 dhe pas vitit 2010, kur shqiptarëve iu krijua mundësia për lëvizje të lirë në Zonën Shengen.

Aktualisht kanalet kryesore të emigrimit të parregullt janë: i) kufiri tokësor midis Shqipërisë dhe Greqisë dhe Malit të Zi, i cili vazhdon të funksionojë si kanal drejt Zonës Shengen nëpërmjet Greqisë, Kroacisë dhe Sllovenisë për qytetarët shqiptarë të cilëve u është ndaluar ligjërisht hyrja në Zonën Shengen; ii) zgjatja e qëndrimit në vendet evropiane pas skadimit të afateve ligjore të qëndrimit prej 90 ditësh; iii) aplikimi për azil në vendet e Bashkimit Evropian pa pasur arsye të qenësishme; iv) braktisja e fëmijëve, lënia e tyre në vendet pritëse dhe kthimi i prindërve në Shqipëri, dukuri e cila ka rritur numrin e emigrantëve fëmijë të pashoqëruar; v) përdorimi i mundësisë për të hyrë lirisht në Zonën Shengen dhe për ta përdorur më pas si trampolinë për të emigruar në mënyrë të parregullt në Mbretërinë e Bashkuar, SHBA dhe Kanada.

Format më të hasura të emigrimit të rregullt të shtetasve shqiptarëve janë aktualisht tre: i) emigrimi me kontrata pune; ii) emigrimi në formën e bashkimit familjar të prindërve dhe fëmijëve të emigrantëve; iii) emigrimi për arsye studimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

DURRËS/ Qëllohet me thikë endacaku slloven

29/06/2026
DITA 30/ Studentët marrin Universitetin, shpalosin banderolë gjigante: “Ju erdhi fundi!”

DITA 30/ Studentët marrin Universitetin, shpalosin banderolë gjigante: “Ju erdhi fundi!”

29/06/2026
PS vendos të mos i heqë imunitetin Belinda Ballukut

Bardhi thirrje SPAK-ut: Kërkoni pa vonesë heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Belinda Ballukut

29/06/2026
”Morën peng aeroportin e Vlorës se iu prishën pazaret”, i riu: Rama dhe Balluku dëmtuan turizmin

MEDIA FRANCEZE/ Një muaj protesta kundër Ramës, u konsumua nga korrupsioni

29/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

DURRËS/ Qëllohet me thikë endacaku slloven

29/06/2026
DITA 30/ Studentët marrin Universitetin, shpalosin banderolë gjigante: “Ju erdhi fundi!”

DITA 30/ Studentët marrin Universitetin, shpalosin banderolë gjigante: “Ju erdhi fundi!”

29/06/2026
PS vendos të mos i heqë imunitetin Belinda Ballukut

Bardhi thirrje SPAK-ut: Kërkoni pa vonesë heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Belinda Ballukut

29/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.