Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Bashkia e Tiranës, ja sa rriten taksat

29/12/2015
Bashkia e Tiranës, ja sa rriten taksat
Share on FacebookShare on Whatsapp

Tashmë është e qartë se pse Erion Veliaj, tenton të kalojë turravrap e në mungesë totale transparence, aktin më të rëndësishëm të Bashkisë Tiranë, Buxhetin. Ky projekt buxhet përveç rritjes marramendëse të taksave e tarifave nuk ofron asgjë për kryeqytetin, përkundrazi përqendron në duar të klienteve të pushtetit dhe miqve të Edi Ramës pasuritë publike të kryeqytetit, tha në një dëklarim për mediat kreu i këshilltarëve demokratë në këshillin Bashkiak të Tiranës, Leonard Olli.

takasat bashki tabela

“Bashkia e Tiranës ka parashikuar nivelin më të ulët të investimeve publike dhe rritjen më të madhe të taksave dhe tarifave. 30 taksa dhe tarifa më shumë do të duhet të paguajnë qytetarët dhe bizneset e Tiranës.

Kështu me rreth 200% rritet taksa e fjetjes në hotel, me 1000% parkimi me pagesë, me rreth 700% tarifa për zënien e hapësirave publike dhe me të paktën 140%, tarifa për shërbimet veterinare. Kjo është dëshmi e qartë se sa thellë do e zhysë tashmë dhe drejtori i Ramës në Bashki dorën në xhepat e banorëve dhe bizneseve të Tiranës.

Dhe kjo grabitje ditën për diell, nuk parashikohet të shkojë në dobi të investimeve publike, aspak. Pothuajse një e pesta e buxhetit të bashkisë parashikohet vetëm për paga e shpenzime operative të aparatit të Bashkisë dhe vetëm 1%, në programin për zhvillimin ekonomik dhe punësimin.

Niveli i shpenzimeve për luks, zyra, dhe fasada është pothuajse i barabartë me shpenzimet për investime.

Parashikimi në buxhet tregon dhe një tjetër fakt skandaloz. Veliaj është shumë më i interesuar për të larguar punonjësit nga puna se sa për të investuar për zhvillimin ekonomik dhe infrastrukturor të qytetit. Kështu me shume së gjysma e shpenzimeve operative të drejtorisë së përgjithshme të taksave e tarifave vendore është parashikuar te shkoje për shlyerjen e detyrimeve gjyqësore, nga largimet e paligjshme nga puna

Buxheti i propozuar nga Veliaj tregon edhe njëherë mungesën e vizionit të qeverisë për reformën territoriale dhe vërteton ate që është deklaruar që në krye të herës që kjo ishte thjesht dhe vetëm një reformë për qëllime elektorale dhe që nuk do tu ofrojë asnjë shërbim qytetarëve. Buxheti i Bashkisë injoron sektorin e bujqësisë dhe në veçanti infrastrukturën e ujitjes dhe kullimit, në të gjitha territoret që i janë bashkangjitur Bashkisë së Tiranës. As edhe një parashikim të vetëm për strukturën përkatëse në bashki, që do të jetë përgjegjëse për infrastrukturën e ujitjes dhe kullimit dhe që lidhet ngushtë me monitorimin e sigurisë se digave, vlerësimin periodik te gjendjes teknike të infrastrukturës, planifikim, ndërhyrje dhe mirëmbajtje.

Këshilltarët demokratë ta kundërshtojnë me forcë këtë projekt që rrënon zhvillimin ekonomik të Tiranës, grabit pronat publike dhe përkëqeson edhe me tej jetën e qytetarëve”, deklaroi Leonard Olli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

DURRËS/ Qëllohet me thikë endacaku slloven

29/06/2026
DITA 30/ Studentët marrin Universitetin, shpalosin banderolë gjigante: “Ju erdhi fundi!”

DITA 30/ Studentët marrin Universitetin, shpalosin banderolë gjigante: “Ju erdhi fundi!”

29/06/2026
PS vendos të mos i heqë imunitetin Belinda Ballukut

Bardhi thirrje SPAK-ut: Kërkoni pa vonesë heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Belinda Ballukut

29/06/2026
”Morën peng aeroportin e Vlorës se iu prishën pazaret”, i riu: Rama dhe Balluku dëmtuan turizmin

MEDIA FRANCEZE/ Një muaj protesta kundër Ramës, u konsumua nga korrupsioni

29/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

DURRËS/ Qëllohet me thikë endacaku slloven

29/06/2026
DITA 30/ Studentët marrin Universitetin, shpalosin banderolë gjigante: “Ju erdhi fundi!”

DITA 30/ Studentët marrin Universitetin, shpalosin banderolë gjigante: “Ju erdhi fundi!”

29/06/2026
PS vendos të mos i heqë imunitetin Belinda Ballukut

Bardhi thirrje SPAK-ut: Kërkoni pa vonesë heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Belinda Ballukut

29/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.