Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Pengmarrja e Gjecit, prokuroria zbardh të gjitha detajet

29/12/2015
Pengmarrja e Gjecit, prokuroria zbardh të gjitha detajet
Share on FacebookShare on Whatsapp

Me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg“ për shtetasit Klejdi Yzeiraj dhe Martin Seferi, të dyshuar për veprën penale të „Heqjes së paligjshme të lirisë“ në dëm të shtetasit Klajdi Gjeçi, ngjarje e cila ka ndodhur mbrëmjen e datës 25.12.2015, në rr. e Dibrës, në Tiranë.

Në bazë të veprimeve proceduriale të deritanishme, rezulton se shtetasit e dyshuar kanë marrë me dhunë të dëmtuarin dhe e kanë hipur në makinën e tyre, tip BMV. Menjëherë pas kësaj ngjarjeje janë vënë në dijeni forcat e policisë, të cilët kanë mundur të lirojnë të rrëmbyerin dhe të arrestojnë dy prej personave që morën me dhunë Gjeçin në mjetin e tyre.

Në deklarimet e para, të marra nga organi procedues, si të dyshuarit, ashtu edhe i dhunuari deklarojnë se duhet të ketë një „ngatërrim në objektiv“, pasi ndërmjet tyre nuk ka pasur konflikt. Gjithësesi, në bazë të deklarimeve të tyre, prokuroria dyshon se thëniet e tyre kanë nevojë për sqarime të mëtejshme.

Sipas asaj që kanë deklaruar personat e përfshirë, mbrëmjen e datës 25.12.2015, një persona ka goditur kamarierin e lokalit „Tuist“, në pronësi të shtetasit Klejdi Yzeiraj. Sipas kamarierit, personi i panjohur për të e ka goditur, pasi agresori ka pretenduar se kamarieri i kishte ngacmuar motrën. Gjithnjë sipas deklarimeve të personave të përfshirë, pasi është goditur, kamarieri ka njoftuar pronarin e lokalit, i cili, së bashku me dy persona të tjerë ka dalë me mjetin e tij tip BMV x6 që të kërkojë agresorin e kamarierit.

Në rr. e Dibrës, një automjetit tip BMV X6, ku gjendeshin disa persona, ka ndaluar në krah të një mjeti tjetër të parkuar, ku gjendeshin tre persona dhe, prej aty, kanë marrë me forcë shtetasin Klajdi Gjeçi, duke e konsideruar si personin e dyshuar për dhunën ndaj kamarierit. Pasi e kanë hipur me dhunë në mjetin e tyre tip BMV x6, dhe, po sipas deklarimeve të tyre, agresorët e kanë dërguar në lokalin “Tuist”, ku, pasi e kanë përballur me kamarierin e goditur, kanë kuptuar se nuk ishte ai që kishte goditur punonjësin e lokalit.

Pasi kanë bërë këtë përballje, sipas personave të dyshuar, ata kanë synuar ta kthejnë të dëmtuarin Gjeçi në vendin ku e morën. Këtë transport e kanë kryer me një automjet tip Taksi, ku kanë qenë të pranishëm shoferi i mjetit, si edhe shtetasit Klejdi Yzeiraj, Martin Seferi dhe i dëmtuari Klajdi Gjeçi. Pikërisht, pranë rr. së Dibrës, mjeti tip Taksi është ndaluar nga Policia, e cila kishte organizuar shërbime kontrolli për këtë rast.

Nga të dhënat e deritanishme, pavarësisht deklarimeve të personave të përfshirë, Prokuroria e Tiranës vlerëson se ka ende elementë që nevojiten për t’u sqaruar dhe ka krijuar dyshimet se shtetasit Klejdi Yzeiraj dhe Martin Seferi kanë konsumuar elementët e veprës penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, parashikuar nga neni
110/2 i
Kodit Penal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

DURRËS/ Qëllohet me thikë endacaku slloven

29/06/2026
DITA 30/ Studentët marrin Universitetin, shpalosin banderolë gjigante: “Ju erdhi fundi!”

DITA 30/ Studentët marrin Universitetin, shpalosin banderolë gjigante: “Ju erdhi fundi!”

29/06/2026
PS vendos të mos i heqë imunitetin Belinda Ballukut

Bardhi thirrje SPAK-ut: Kërkoni pa vonesë heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Belinda Ballukut

29/06/2026
”Morën peng aeroportin e Vlorës se iu prishën pazaret”, i riu: Rama dhe Balluku dëmtuan turizmin

MEDIA FRANCEZE/ Një muaj protesta kundër Ramës, u konsumua nga korrupsioni

29/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

DURRËS/ Qëllohet me thikë endacaku slloven

29/06/2026
DITA 30/ Studentët marrin Universitetin, shpalosin banderolë gjigante: “Ju erdhi fundi!”

DITA 30/ Studentët marrin Universitetin, shpalosin banderolë gjigante: “Ju erdhi fundi!”

29/06/2026
PS vendos të mos i heqë imunitetin Belinda Ballukut

Bardhi thirrje SPAK-ut: Kërkoni pa vonesë heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Belinda Ballukut

29/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.