Sadi Vorpsi pranon se ka bllokuar Bashkinë e Kamzës

Sadi Vorpsi pranon se ka bllokuar Bashkinë e Kamzës

73
0
Shares

Prefekti i Qarkut Tiranë, Sadi Vorpsi ka pranuar se ka bllokuar veprimtarinë e bashkisë së Kamzës. Në një shpjegim sot lidhur me ankesën e kryetrait të Kamzës, Mziu, ai thekson se bllokimi ka ardhur pasi janë shkelur procedura në thirrjen e këshillit bashkiak.

“Në lidhje me rastin e Bashkisë Kamëz, pas verifikimi të bazueshmërisë në ligj ë procesit të vendimarrjes së rastit në fjalë, rezultoi se:

– Këto vendime nuk janë në përputhje me procedurën e Ligjeve dhe konform nenit 31 pika 14 dhe nenit 36 të Ligjit Nr.8652 dt.31.07.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore” i ndryshuar. Kjo, pasi njoftimi për mbledhje duhej bërë nga Kryetari I Këshillit Kamëz dhe jo nga nismëtarët dhe anëtarët e Këshillit për mbledhje jashtë radhe.

Kjo pasqyrohet edhe në njoftimin për mbledhje Nr.3559, dt/30.10.2015 i cili është marrë nga verifikimi në vend nga përfaqësuesit e Prefektit të Qarkut Tiranë.

Në vendimin Nr.31 vihet re se në procesverbalin mbi zgjedhjen e zv.kryetarit të Këshillit nuk është firmosur nga një anëtar i komisionit të votimit. Bazuar në nenet e sipërcituara dhe rastit në fjalë, vendimet Nr 28-34 datë 03.11.2015 nuk kanë sesi të konfirmohen në kundërshtim me ligjet.

Sa i përket vendimit që lidhet me shpërndarjen e ndihmës ekonomike dhe shtresave të tjera përfituese, Prefekti i Qarkut Tiranë thekson se vendime Nr.35, 36, 37 dhe 38 janë në përputhje me Kushtetutën dhe janë konfirmuar një muaj më parë, në një kohë rekord duke qenë se ndihma ekonomike ka impakt social”, deklaron Vorpsi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY