CEREMONIA/ RD 25 vjet zëdhënëse e shtypit të lirë

CEREMONIA/ RD 25 vjet zëdhënëse e shtypit të lirë

68
0
Shares

Gazeta e parë opozitare në vend pas rrëzimit të regjimit komunist “Rilindja Demokratike”, organi i parë i PD festoi 25 vjetorin e themelimit të saj.
Ish-lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, e vlerësoi si gurë themeli për lirinë e medias ndërsa nënvizoi me keqardhje se kjo liri sot po përjeton momente dramatike. Ish-kryeministri Berisha tha se liria e fjalës është jeta e lirisë, ndërsa nuk ngurojë të theksojë se sot liria e fjalës është në rrezik nga Edi Rama.
“Sot pas 25 vitesh me trishtim dua të theksoj se përsëri fjala e lirë, mediat janë në një situatë kritike, ka një përbindësh që përdor të gjithë fuqinë e ekzekutivit për të manipuluar, mposhtur, heshtur, mediat dhe fjalën e lirë. RD në 25 vjet ka qenë zëdhënëse e shtypit të lirë” u shpreh Berisha.
sbNdërkohë kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se “Rilindja Demokratike” është rikthyer në kohën e shkëlqimit të saj dhe gjeti rastin të thotë se opozita dhe media e lirë sot janë në të njëjtën varkë.
“Rilindja Demokratike i hapi rrugë lirisë së shprehjes, lirisë së shtypit, mendimit, lirisë së fjalës në Shqipëri. Ky reflektim ka të bëjë me udhëtimin drejt standarteve të cilat ishin të panjohura, të pakuptueshme, por shumë të dëshiruara për ne. Me 5 janar unë dua të përkulem me nderimin më të madh edhe para 25 gazetarëve dhe stafit aktual të ‘Rilindjes Demokratike’ të cilët pas 25 vitesh histori të kësaj gazete e kanë rikthyer ‘Rilindjen Demokratike’ aty ku e nisi rrugëtimin e saj, si një tribunë e fjalës së lirë, e të vërtetës, e denoncimit.
Kreu i PD-së, Lulzim Basha shprehu mirënjohjen për gazetën e parë të lirë shqiptare që sipas tij shënoi edhe ditën e shtypit të lirë.
Përvjetori i 25 i numrit të parë të “Rilindjes Demokratike” bëri bashkë themelues të kësaj gazete, politikanë si dhe përfaqësues të mediave të ndryshme në vend.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY