INTERVISTA/ Ilir Meta flet për rifreskimin e qeverisë dhe për marrëdhëniet me...

INTERVISTA/ Ilir Meta flet për rifreskimin e qeverisë dhe për marrëdhëniet me Edi Ramën

56
0
Shares

Kreu i Kuvendit njëherazi edhe i LSI-së, një nga partitë e koalicionit mazhoritar, nuk është kundër ndryshimeve në qeveri, apo siç e quan ai “rifreskim të qeverisë”.
Këtë qëndrim të tijin e ka shprehur në një intervistë në emisionin “Studio e hapur” të Eni Vasilit në TV “News 24”.
Duke e cilësuar vitin 2015 “të zakonshëm” ai tregon se Vitin e Ri e festoi me familjen në Shqipëri.
Meta flet edhe për marrëdhëniet e tij me kryeministrin Edi Rama.

Janë 23 vjet që ju nuk mungoni parlamentit të Shqipërisë… LSI po kërkon ndryshime në qeveri?
Teza e ndryshimeve në qeveri fillon që ditën e parë sa qeveria betohet. Kështu që nuk më çudit, kjo tezë. Është interesante për të mbushur gazetat.

Keni takuar ministrat tuaj sot, cilat kanë qenë arsyet… Ka vend për “impulse të reja” në qeveri?
Kam takuar vetëm Ministren e Integrimit, nuk e di të kem takuar ministra të tjerë. Nuk është e saktë. Edhe nëse takohem, kjo është një gjë normale, por nuk është e vërtetë që kam pasur një takim të posaçëm me ministrat e LSI. Impulset e reja janë të domosdoshme, por nuk i shohim njësoj impulset. Gjithmonë ka vend për përmirësime. Edhe kryeministri vetë është i interesuar. Nuk e besoj se vetë ministrat janë vetë të lumtur e të kënaqur.

Ju mendoni se do të ishte mirë të kishte një rifreskim?
Mendoj se ka gjithmonë vend për rifreskim, është çështje që i takon kryeministrit.

Është e vërtetë se marrëdhëniet mes jush e zotit Rama janë si të ndera?
Është njësoj si çështja e ndryshimeve. Janë të qëndrueshme e parimore e bashkëpunuese.

Si po bashkëpunoni, sepse ka zëra se koalicioni nuk funksionon normalisht?
Nuk jam këtu për t’u marrë me të gjithë zërat.

A jeni penduar që bëtë koalicion me Ramën? A ishte më mirë me Berishën?
Po më vë në pozicion të vështirë. Koalicionet nuk i bëj unë. I bëjnë qytetarët shqiptarë. Në 2009 unë dhe LSI kërkuam të ishim me PS. Ishte PS që insistoi të përjashtonte LSI. Në 2009 duheshin 71 deputetë që të formohej qeveria dhe ose do arrihej një aleancë ose do ishim kundër. Koalicioni me PS ishte i natyrshëm.

A ka ndonjë mundësi të prishjes së koalicionit qeverisës? Për çfarë do ishit i gatshëm ta prishnit?
Koalicioni bëhet në sajë të një programi. Duhet të përputhen interesat kryesore. Kemi treguar përgjegjshmëri dhe fleksibilitet. Vetëm për çështje madhore programore, koalicioni mund të kishte probleme. Ashtu si në koalicionin me zotin Berisha, që kemi pasur probleme por mund të prishej koalicioni vetëm për NATO-n.

Skenari për zgjedhjet e parakohshme nuk qëndron pra?
Zgjedhjet janë në 2017. Ne jemi në një koalicion dhe i qëndrojmë koalicionit. Ne e kemi treguar që dimë t’i qëndrojmë marrëveshjeve. Kot nuk thonë lum kush bën marrëveshje me LSI-në.

Me zotin Berisha e prishët përpara?
E mbyllëm në kohë para se të regjistroheshin partitë në KQZ.

Zoti Berisha thotë se ka qenë i paralajmëruar…
Koalicioni u shpall kur u bë. Doktorit i kam thënë këtë gjë: Të falënderoj për bashkëpunimin. Dhe e dyta mos ki ndonjë shqetësim sepse ne do qëndrojmë deri në fund. Nuk kemi patur ndonjë rast që ne nuk i kemi qëndruar marrëveshjeve. Është një nga karakteristikat kryesore që LSI votohet.

Nëse zoti Rama nuk i qëndron?
Nuk kam asnjë arsye pse ta paragjykoj.

Pse vetëm zoti Naço nga qeveria, dhe a ishte ikja e tij e mjaftueshme për impulset që i duheshin qeverisë?
E para duhet të jemi objektiv. Zoti Naço ka dhënë dorëheqjen. Është një akt individual. Akti është bërë publik. Ka bërë shumë mriz që ka dhënë dorëheqjen. Zoti Naço është një aset i pazëvendësueshëm i LSI-së.
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY