Ja si ta bëni dikë të bjerë në dashuri me ju

Ja si ta bëni dikë të bjerë në dashuri me ju

206
0
Shares

Kur studiuesit pyetën njerëzit të tregonin se si kishin rënë në dashuri, këto ishin 11 faktorët e zakonshëm:
1. Ngjashmëria në sjellje, tiparet e personalitetit
2. Afërsia gjeografike
3. Karakteristika të dëshirueshme të personalitetit dhe paraqitjes
4. Afeksioni reciprok
5. Plotësimi i nevojave
6. Zgjimet fizike dhe emocionale
7. Influencat sociale, normat dhe miratimi i njerëzve që na rrethon
8. Tipare specifike në zë, sy, qëndrim, mënyrën e lëvizjes.
9. Gatishmëria për marrëdhënie romantike
10. Mundësitë për të kaluar kohë së bashku
11. Misteri i personit

 

Një vështrim i thelluar për disa prej këtyre faktorëve


love 1Afërsia

Të qenit afër ndihmon shumë. Është e qartë që nuk është aspak romantike por nëse po kërkon për dashurinë, patjetër duhet ta kërkoni aty ku harxhoni një pjesë të madhe të kohës suaj. Në një studim tjetër, në Ohajo, u intervistuan 431 çifte që aplikuan për licenca martesore. Doli se 54% e çifteve ishin të ndarë nga një distancë prej 16 blloqesh ose më pak, ndërsa 37% ndaheshin nga një distancë prej 5 blloqesh. Numri i martesave ulej nëse rritej distance ndërmjet shtëpive të banimit të çifteve.
Dy janë faktorët që ndikojnë në marrëdhëniet personale: vendndodhja e apartamenteve dhe distance midis tyre. Por faktori më i rëndësishëm është padyshim distanca mes apartamenteve. Duhet nënvizuar diçka: Ekspozimi i përsëritur.
Ajo çka marketingu na mëson është se ekspozimi i përsëritur na bën që të na pëlqejë çdo gjë. Ekspozimi i përsëritur rrit simpatinë tonë praktikisht për çdo gjë në jetën e përditshme, duke filluar nga materialet zbukuruese, ushqimet, muzika dhe njerëzit. Ekspozimi i përsëritur intensifikon emocionin dominues në një marrëdhënie. Nëse emocioni dominues është zemërimi, atëherë ekspozimi i përsëritur e rrit më tepër këtë lloj emocioni.
E njëjta gjë ndodh edhe me afeksionin.
Dashuria me shikim të parë ndodh vetëm në 11% të rasteve dhe i ndodh më shumë meshkujve se sa femrave. Nëse po kërkon për dashurinë, atëherë mendo se ku po e harxhon kohën tënde. Çfarë vendesh viziton rregullisht dhe a je i sigurt se këto vende përmbajnë ato lloj njerëzish që ti do? Duke e çuditshme por nëse shpenzon 99% të kohës në punë dhe shtëpi, është më se normale që të jeni beqar.

Karakteri

Njerëzve u pëlqen ata persona që janë të lezetshëm, të zgjuar, të qeshur dhe që të bëjnë të ndihesh mirë. Le të flasim për anën tjetër të karakterit. Si jeni ju përbrenda? Ta njohësh veten dhe të kesh shumë vetë-besim është një parashikues i mirë nëse do të bini në dashuri me ndokënd. Njerëzit që kanë eksperiencë në fushën e dashurisë, janë të prirur të kenë më tepër besim. Njerëzit e pasigurt kalojnë marrëdhënie me nivele të pakta intimiteti dhe nivele të larta konfliktesh.

Ngjashmëria

Tipat e kundërt tërheqin njëri-tjetrin…kjo nuk është edhe aq e vërtetë. Njerëzit zgjedhin partnerët me të cilët martohen ata me të cilët kanë karakteristika të ngjashme. Për më tepër, sa më shumë ngjashmëri të ketë çifti, aq më rehat ndihen me njëri-tjetrin, aq më të pajtueshëm ndjehen, dhe marrëdhënia e tyre është më e kënaqshme. Si pasojë, çiftet që kanë ngjashmëri në sjellje, temperament dhe sjellje ka shumë gjasa që të qëndrojnë së bashku me kalimin e kohës.

Sa të ngjallur jemi

Çdo lloj situate që ndikon tek ne emocionalisht, rrit shanset e rënies në dashuri. Në një nga pesë intervistat romantike të zhvilluara, marrëdhëniet fillonin gjatë një periudhë të stuhishme të jetës së meshkujve dhe femrave. Ndonjëherë, ndjeshmëria e madhe emocionale ishte e ndjekur nga një eksperiencë humbjeje, si vdekje të një prindi ose nga një ndarje e dhimbshme. Ne nuk mund të themi me vërtetësi se çfarë ndikon tek ndjenjat tona. Sepse ndodh shpesh që qoftë edhe një situatë emocionalisht fortë të na bëjë të besojmë se jemi të dashuruar. Kur jemi të ngjallur, nuk ka shumë rëndësi origjina e gjendjes tonë emocionale. Por kjo gjendje shpirtërore automatikisht përforcon natyrën tonë, përfshi edhe tërheqjen që partneri mund të ketë ndaj nesh. Edhe një film aksion mund ta bëjë këtë gjë. Disa çifte shikonin një film aksion, kurse disa të tjerë shikonin një film të qetë. Ata që shikonin filmin aksion shprehnin afeksion më të madh ndaj njëri-tjetrit, biles më shumë se para se të shikonin filmin. Konfuzimi i emocioneve mund t’ju bëjë të bini në dashuri me një person që mbase po përpiqet t’ju vrasë juve. Por mos mendoni se është e lehtë të bëni dikë të dashurohet me ju si nëpër filma. Kur femra dukej tërheqëse, kjo ndikon edhe te mashkullo, por kur femra fillon mos të duket më tërheqëse, bie edhe përkujdesja e mashkullit. Vlen të përmendet se gruaja ishte po e njëjta, por makiazhi i saj ndryshon përgjigjen e mashkullit.

Bukuria

Si ta bëni dikë të bjerë në dashuri me ju? Të qenit tërheqës ndihmon shumë, pa dyshim. Kujdesuni që të dukeni mirë. Djema, mbase ju nuk po përpiqeni mjaftueshëm. Stereotipi që meshkujt janë më të fokusuar te bukuria e tyre se sa femrat nuk është e vërtetë – por mos mendoni se atyre nuk i intereson bukuria e tyre. Tërheqja fizike është shumë e rëndësishme. Kur viheshin nën Makinerinë e së Vërtetës, dilte se tek femrat ndikonte shumë tërheqja fizike e një mashkulli sepse kjo i bënte ata më të dëshirueshëm. Ndërsa të shkëputura nga Makineria e së Vërtetës femrat e raportonin më pak këtë faktor. A jeni më të qartë tani se si duhet të bëni dikë të dashurohet me ju?

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY