Pazari me pronat publike dhe pasuritë e qytetarëve e vetmja punë e...

Pazari me pronat publike dhe pasuritë e qytetarëve e vetmja punë e Erion Veliajt

71
0
Shares

Grupi i këshilltarëve të Partisë Demokratike në Bashkinë e Tiranës ka në reaguar sot pas daljes publike të Erion Veliajt te zgjatimi i bulevardit. Sipas këshilltarëve të PD, kryebashkiaku i Tiranës mburret me një projekt të bashkisë së Tiranës në kohën e administratës së Lulzim Bashës, ndërsa e vetmja punë e meritë e tij është pazari me pronat publike dhe pasuritë e qytetarëve
“Pasi braktisi qytetarët në kulmin e përmbytjeve dhe i la në mëshirë të fatit për një udhëtim turistik në Sri Lanka, kryemashtruesi i Bashkisë se Tiranës mburret me punët e të tjerëve sepse për vete s’ka asnjë bilanc në 5 muaj. Projekti i Bulevardit të Ri, sigurimi i fondeve, nisja dhe avancimi i punimeve u kryen tërësisht nga administrata Basha. Veliaj dhe shefi i tij të nxirë nga smira e bllokuan për dy vjet në mënyrë antiligjore dhe kriminale këtë projekt dhe mijëra vende të reja pune që hapeshin përmes tij.
E vetmja punë e Veliajt në Bulevardin e Tiranës është reduktimi i gjelbërimit. Nga një sipërfaqe sa 7 herë Parku Rinia, Veliaj siç e ka deklaruar vetë e ka reduktuar në një sipërfaqe sa 5 herë Parku Rinia. Pra një sipërfaqe sa 2 herë Parku Rinia do të betonizohet përkundrejt  ryshfetit për Veliajn dhe shefin e tij.
Tashmë s’ka qytetarë të Tiranës që nuk e di se kryemashtruesi i Tiranës ndryshe thotë e ndryshe bën. Siç ndodhi me çmimin e biletës ku u betua dhe përbetua se nuk do ta rriste por as 24 orë më pas pasi siguroi ryshfetin e dëshiruar rriti çmimin e biletës për qytetarët e Tiranës. Plot 6 milionë dollarë në vit vetëm nga ky pazar do të ndajë me klintët e tij Veliaj. Pazari me pronat publike dhe pasuritë e qytetarëve është e vetmja punë e Veliajt në 5 muaj” thuhet në deklaratën e këshilltarëve demokratë të bashkisë së Tiranës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY