Bie premtimi i qeverisë për rrugën e Arbrit, ndërtohet në vitin 2023

Bie premtimi i qeverisë për rrugën e Arbrit, ndërtohet në vitin 2023

72
0
Shares

Qeveria ka shtyrë për në vitin 2023 përfundimin e rrugës së Arbrit, një prej segmenteve rrugorë më të rëndësishëm për ekonominë shqiptare.

Në listën e projekteve të rëndësishme të investimeve të qeverisë për vitet 2015-2023 ajo ka përfshirë edhe rrugën e Arbrit.

Përbri secilit projekt të kësaj liste vendoset koha e zbatimit të tij, një përmbledhje e shkurtër e projektit si dhe vlera në euro që kushton secili projekt.

Koha e ndërtimit të rrugës së Arbrit është përcaktuar 2016-2023, ndërsa vlera në euro llogaritet të jetë 205 milionë euro.

Në përshkrimin e projektit thuhet se 31 km të projektit janë ende në ndërtim dhe 25.7 km kanë mbetur ende pa investime duke përfshirë këtu edhe tunelin e Qafë Murrizit me gjatësi 2.5 km.

Ndërtimi i rrugës së Arbrit nisi në 2009 por qeveria e djathtë pavarësisht premtimit nuk arriti ta mbyllte ndërtimin e saj për shkak se kriza ekonomike kishte prekur ndërkaq edhe Shqipërinë duke shënuar rënie të rritjes ekonomike në vend përgjatë viteve 2011-2013.

Qeveria e majtë e Ramës e kishte një ndër premtimet kryesore elektorale të vitit 2013. Ajo bëri përpjekje për të gjetur financime dhe lidhi një marrëveshje me një bankë investimesh kineze. Por realizimi i kësja marrëveshjeje po has në vështirësisë dhe ka zëra se banka është tërhequr nga investimi për shkak se kthimi i investimit është i pasigurtë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY