Foto Ilustruese
Efektivat e Policisë Kufitare Rinas bënë kapjen dhe arrestimin provizor të Viron Hoxha, 59 vjeç, lindur në Durrës dhe banues në New Jearsy –SHBA, me shtetësi Shqiptare dhe Amerikane.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë për arsye se nga kontrolli i bërë në sistemin e Interpolit ka rezultuar, person në kërkim ndërkombëtar nga shteti Italian për veprat penale “Pjesëmarrje në Organizata kriminale” dhe “Trafikim të lëndëve narkotike” .
Ky shtetas është i dënuar nga Gjykata e Milanos Itali me 9 vjet 5 muaj dhe 7 ditë burg.
Personi i lartpërmendur është kapur në hyrje për në Republikën e Shqipërisë.
Personi në kërkim u dërgua në ambientet e paraburgimit të Drejtorisë së Policisë Qarkut Tiranë.
Arrestimi provizor i tij u bë me qëllim ekstradimi për në Itali.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/