Shqiptarët me orë më të gjata pune në botë, por më pak...

Shqiptarët me orë më të gjata pune në botë, por më pak produktivët

51
0
Shares

Me 2102 orë pune në vit, punonjësit shqiptarë rrinë shumë më tepër në punë se maqedonasit, amerikanët, gjermanët, francezët dhe mesatarja e vendeve të zhvilluara të OECD…

Për shumëkënd është normale të punojë pas orarit të punës edhe pse mund  të mos paguhet, të qëndrojë në ambiente tregtare për mbi 10 orë, ose dy turne radhazi, apo dita e punës të fillojë në 9 të mëngjesit e të përfundojë pas orës 9 të mbrëmjes (kjo e fundit e vërtetë sidomos për median e shkruar). Nuk është e ulët as koha që një punonjës mund të kalojë në kafe gjatë orarit të punës, apo duke lundruar në rrjetet sociale, ndërsa vendi nuk shquhet për produktivitet të lartë (ende kemi pagat dhe të ardhurat për frymë ndër më të ulëtat në Europë).
Të dhënat e INSTAT (të publikuara në 2015-n, në bazë të një anketimi të kryer në 2013) tregojnë se Shqipëria ka ndër orët më të gjata të punës në botë, me 2102 orë/vit.
Nga të dhëna krahasuese rezulton se nga vendet e zhvilluara të OECD, vetëm Meksika dhe Koreja kanë orë më të gjata pune se ne, me përkatësisht  2,237 dhe 2,163 dhe shumë më të lartë se mesatarja e OECD prej 1,770 orë në vit.
Edhe në raport me vendet e rajonit, shqiptarët kanë orë më të gjata pune, ku p. sh.:, në Maqedoni, statistikat zyrtare tregojnë se janë  1,875 orë pune ne vit.
Sipas vrojtimit të INSTAT, të gjithë sektorët në Shqipëri kanë raportuar mbi 2000 orë pune në vit, ku rekordin e mbajnë Informacioni dhe Komunikacioni, (2 132); Tregtia me shumicë dhe pakicë (2,171); Industria përpunuese (2, 126); Akomodimi dhe aktivitetet e shërbimit të ushqimit (2 128).

Vendet e OECD, Gjermania më eficiente
Janë të njohur në gjithë botën për eficiencën dhe korrektësinë e tyre. Edhe sipas të dhënave më të fundit të studiuara nga OECD, Gjermanët rezultojnë me eficiensën më të lartë ndër punonjës, duke shpenzuar më pak orë pune për të arritur objektivat dhe kryer detyrat e tyre, në sferën profesionale, me vetëm 1363 orë/vit, afërsisht 57 ditë. Ndjekur më pas nga Norvegjia me 1403 orë pune në vit, më pas vjen Holanda me 1421 orë pune në vit.
Me orë më të larta pune, sipas studimit janë Meksika me 2237 orë pune në vit, Korea me 2163 dhe Greqia me 2060 orë pune në vit.
Sipas raportit, janë marrë të dhënat e studiuara nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) për vitin 2013.
Shumë vende pune moderne janë duke eksperimentuar me ndryshime lehtësuese në fuqinë punëtore dhe strukturën themelore të punës së planifikuar. Kola fleksibël lejon punëtorët e zyrës për të zhvendosur kohën e tyre të punës larg nga trafiku; për shembull, duke arritur në ora 10:00 dhe duke e lënë në 06:00. Teknologjia lejon punonjësit për të punuar nga shtëpitë e tyre ose në vende satelitore (jo në pronësi të punëdhënësit), duke eliminuar ose reduktuar kohën që udhëtojnë kryesisht në zonat e populluara. Kontratat zero-orë krijojnë kontrata pune pa garanci minimale për orët; punëtorët paguhen vetëm për orët që ata punojnë.
Së fundmi Suedia u komentua në gjithë botën, pasi vendosi të kalojë drejt një standardi të ri të punës 6 orëshe në ditë.

Nga minimale më e ulët në Europë, të mendohet për produktivitetin
Ndërsa ka orët më të gjata të punës, Shqipëria ka pagën minimale më të ulët mes vendeve të Bashkimit Europian dhe atyre kandidate, jo vetëm në vlerë absolute, por edhe e matur nga standardet e fuqisë blerëse.
Koço Broka, ekonomist, pohon se ka ardhur koha të mendohet seriozishit për rritjen e produktivitetit të punës dhe të shqyrtohen arsyet se pse kemi rendimentin më të ulët në Europë.
“Kështu ka qenë edhe para një shekulli keshtu ndodh dhe sot. Popujt ecin përparojnë. Duhet t’ia kërkojmë vetes rritjen e produktivitetit të punës për rrjedhoje rritjen reale të pagës mesatare e minimale, por edhe duke i kërkuar qeverisë që të orientojë këtë rritje me ritme të shpejta”.
ore-pune-oecd

(“Monitor”)

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY