Një ndër drejtueset kryesore të PD-së për shumë vite, ish-kryetare e Kuvendit, Jozefina Topalli tha mbrëmë se opozita duhej të ishte më e ashpër dhe të kufizonte disa veprime të qeverisë që ajo ka mbajtur kryesisht ndaj biznesit.
Duke folur në një intervistë në emisionin Debati në Channel One të Roland Qafokut, ajo tha se shihet se e ashpër por ka raste kur edhe kufizohet. “Ndoshta e teproj kur flas por ka edhe ka raste që rezervohem. Dua që PD të rritet brenda vlerave të saj”, tha Topalli. “Unë nuk mund të mos them atë që mendoj. Ndryshe nuk jam vetvetja. Opozita duhet të marrë vendime të vështira dhe të flasë direkt me qytetarin”, tha ajo.
Ish-kryetarja eKuvendit mohoi se ka divergjenca me kryetarin e PD-së duke thënë se në një parti politike nuk kanë raportet nëse janë miqësore apo jo. “E rendësishme është që z Basha është kryetar i PD-së dhe unë bëj cdo gjë që të bëhet e mundur që PD të rikthehet në vlerat e saj dhe të bëhet mur dhe barrikadë për qeversjen e keqe të vendit. Këtu unë dhe zoti Basha bëhemi bashkë”, tha Topalli.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/