Pas opozitës edhe ekspertët e Ministrisë së Drejtësisë shprehen hapur kundër draftit final të ekspertëve të nivelit të lartë për reformën në drejtësi.
Burime nga Ministria e Drejtësisë janë shprehur për Ora Neës se ekspertët e nivelit të lartë nuk kanë përfshirë në draft propozimet e bëra një ditë më parë nga ky institucion.
Sipas burimeve drafti i ekspertëve është i njëanshëm dhe qartësisht nuk mund të jetë përfaqësim i shumicës.
“Drafti i ekspertëve të lartë mund të jetë i PS, por jo i shumicës”, kanë ironizuar burimet në këtë ministri.
Ministria e Drejtësisë kërkon që ekspertët t’i përcjellin gjithë propozimet në Komision.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/