Berisha: Policët shuajnë dëshpërimin duke tymosur kanabis

Berisha: Policët shuajnë dëshpërimin duke tymosur kanabis

55
0
Shares

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një bashkëbisedim të me gazetarët, në fokus ka pasur gjendjen kriminale të ditëve të fundit në vend.
Sipas tij, “jeta e qytetarëve në rrezik, krimi ka marrë revansh. Situata kriminale e krijuar, është pa precedentë, e njëjtë me atë të rrebelimit në ’97. Kjo situatë është padyshim vepër e Edvin Sullazit, e Saje Qorrit, dhe e dhjetëra e dhjetëra zyrtarëve të lartë të shtetit, të qeverisjes vendore dhe lokale”, u shpreh Berisha.
Më tej ai bëri thirrje prokurorisë, të hetojë me guxim, lidhjet e Ramës e Tahirit me krimin.
“I bëj thirrje Prokurorisë së Përgjithshme që të hetojë me guxim lidhjet e Edvin Shullazit me krimin, si  edhe lidhjet e Saje Qorrit me të akuzuarin për vrasjen në Fier. Kjo situatë paralajmëron një degradim të plotë rendit e sigurisë”, u shpreh Berisha.
Më tej, ish-kryeministri adresoi një akuzë të rëndë për uniformat e policisë, që sipas tij, konsumojnë kanabis.
“Është bërë e zakonshme, patrulla policore që thithin kanabis. Policët shuajnë dëshpërimin duke tymosur kanabis”, akuzoi Berisha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY