Kreu i LSI-së, ka ripërsëritur qëndrimin e kësaj partie, të shprehur më herët nga ministri i saj i Drejtësisë, Ylli Manjani, për diktimin e reformës në drejtësi, në nivel politik.
Këtë deklarim meta e ka bërë sot në mbledhjen e kryesisë së kësaj partie.
“Konsensusi është i domosdoshëm, jo si numër. Reforma duhet të jetë gjithëpërfshirëse, shteruese dhe konsensuale, kështu padyshim do të jetë një reformë me jetëgjatësi. Drejtësia ka nevojë për besimin dhe mbështetjen e publikut të gjerë dhe jo për ndarjen dhe diversionin e tij. Transparenca rrit besimin qytetar te reforma në drejtësi. Kemi nisur reformën me dëshirën e përfshirjes së opozitës. Tani është koha e çeljes së dialogut politik parlamentar, për një draft të pranuar nga partnerët ndërkombëtarë dhe Komisioni Venecias. Opozita subtsancialisht të përfshihet dhe të kontribuoje, me profesionalizëm dhe jo për populizëm. Rekomandimet e Komisionit të Venencais janë të qarta për profesionistët dhe të paanshmit”, u shpreh midis të tjerave Ilir Meta.
Pro debatit politik është shprehur më herët edhe PD, ndërsa PS, e ka kundërshtuar diskutimin e reformës në drejtësi, në nivel politik.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/