RD sulmon Euralius, censuron përfaqësuesit e opozitës për reformën

RD sulmon Euralius, censuron përfaqësuesit e opozitës për reformën

65
0
Shares

Në një editorial të numrit të sotëm, gazeta zyrtare e PD, ka sulmuar misionin e drejtësisë së BE që operon në Shqipëri, Euralius.

Sipas komentit me autor Bledi Kasmin, Euralius po flet me gjuhën e qeverisë. Bëhet fjalë për një takim për reformën në drejtësi që mbahet sot në të cilin është ftuar opozita por axhenda nuk parashikon që përfaqësuesit e saj të flasin.

Në shkrim thuhet se “Euralius ka ftuar dy nga përfaqësuesit e opozitës që të jenë të pranishëm në këtë takim të rëndësishëm, por nuk ka pranuar që ata të kenë të drejtën e fjalës. Në axhendën e takimit të sotëm të Euralius, janë parashikuar të flasin Shefi i Misionit Euralius, Deville, Ambasadorja e BE në Tiranë, Vllahutin, ministri i Drejtësisë, Manjani, kreu i Komisionit të Ligjeve, Xhafa si dhe Kryetari i Gjykatës së Lartë, Zaganjori dhe Kryeprokurori, Llalla.

Të befasuar nga një axhendë e tillë përjashtuese për opozitën, përfaqësuesit e PD i kanë kërkuar zyrtarisht dje Misionit Euralius që të ndryshohej axhenda në funksion të dialogut dhe bashkëpunimit për hapat mjaft të rëndësishëm që duhen ndërmarrë në një sektor mjaft jetik dhe kyç sikurse është drejtësia, e cila kurrsesi nuk është vetëm pjesë e mazhorancës, por edhe e opozitës.

Përgjigja që ka mbërritur nga ky Mision ka qenë përçmuese dhe aspak në etikën e një institucioni, i cili duhet të ishte mbi palët politike në vend. “Ne axhendën nuk e ndryshojmë, por ju hajdeni një herë dhe pastaj nga fundi mund t’ua japim fjalën”, ka qenë përgjigja e përfaqësuesit zyrtar të Euralius pas kërkesës së bërë nga përfaqësuesi i PD”.

Gazeta Rd komenton gjestin duke konsideruar këtë sjellje të Euralius si të pakuptimtë dhe absurde që një mision i tillë t’i lejojë vetes të çensurojë falën e opozitës në një takim, ku asnjëherë më parë nuk ka ndodhur një gjë e tillë.

Pyetja është që në këto kushte kujt po i shërben Misioni i Euralius në Shqipëri?, shkruan RD, a po i shërben interesave politike të kreut të qeverisë apo interesave të Brukselit?

Ky Mision në Tiranë dhe drejtuesit e tij duhet ta dinë mirë që opozita nuk mund të jetë fasadë për interesa personale të individëve të caktuar që kanë braktisur gjuhën e Brukselit dhe kanë zgjedhur të futen në sqetullën e një Kryeministri, përfundon komenti i gazetës RD.

Gazeta nuk i përmend emrin por fjala është për ambsadoren Vlahutin e cila është kritikuar nga zëra të opozitës ose të afërt me të për anësim në krah të qeverisë sa herë ka qënë fjala për zgjidhjen e cështjeve të ndryshme që kanë shqetësuar politikën shqiptare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY