Ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin i kërkoi sot përfaqësuesve të opozitës të marrin fjalën dhe të përfshihen ne diskutim, gjatë fjalës së saj në takimin e tretë të Komisionin Drejtues të Euralius.
“Po përpiqemi të alternojmë folësit për hapjen e çdo takimi dhe personalisht do të isha mirënjohës nëse do ta merrnin fjalën përfaqësuesit e partive opozitare në Komisionin e Posaçëm, veçanërisht zëvendëskryetari”, tha Vlahutin duke korrigjuar sadopak axhendën e publikuar një ditë më parë të këtij takimi ku asnjë përfaqësues i opozitës nuk ishte planifikuar të merrte fjalën.
Në axhendën e takimit të sotëm të Euralius, ishin parashikuar të flasin Shefi i Misionit Euralius, Deville, Ambasadorja e BE në Tiranë, Vllahutin, ministri i Drejtësisë, Manjani, kreu i Komisionit të Ligjeve, Xhafa si dhe Kryetari i Gjykatës së Lartë, Zaganjori dhe Kryeprokurori, Llalla.
Përfaqësuesit e PD i kanë kërkuar zyrtarisht dje Misionit Euralius që të ndryshohej axhenda në funksion të dialogut dhe bashkëpunimit.
Përgjigja që ka mbërritur nga ky Mision ka qenë përçmuese dhe aspak në etikën e një institucioni, shkruante sot RD. “Ne axhendën nuk e ndryshojmë, por ju hajdeni një herë dhe pastaj nga fundi mund t’ua japim fjalën”, ka qenë përgjigja e përfaqësuesit zyrtar të Euralius pas kërkesës së bërë nga përfaqësuesi i PD”.
Në vijim të fjalës së saj Vlahutin tha se Reforma e Drejtësisë nuk do të mbarojë me miratimin e paketës kushtetuese, por aty do të fillojë. Zbatimi i reformës do të jetë një sfidë e madhe dhe një numër i madh aktesh legjislative janë në proces ndryshimi apo hartimi.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/