Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Sulmi i SHBA, Siria flet për agresion, Moska paralajmëron për pasoja, Izraeli mbështet Trump

07/04/2017
Sulmi i SHBA, Siria flet për agresion, Moska paralajmëron për pasoja, Izraeli mbështet Trump
Share on FacebookShare on Whatsapp

Qeveria siriane ka reaguar ashpër ndaj sulmit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke e cilësuar një agresion. TV shtetëror sirian raportoi se raketat amerikane ganë goditur një seri objektesh ushtarake, duke shkaktuar dhe viktima.
Izraeli nga ana e tij deklaroi mbështetjen ndaj SHBA.
“Izraeli mbështet plotësisht vendimin e Presidentit Trump”, deklaroi zyra për shtyp e Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu.
Nga ana tjetër, Moska zyrtare e konsideroi një veprim të pamatur.
Komiteti i Mbrojtjes së Dumës Ruse thotë se sulmi raketor i SHBA kundër Sirisë mund të përkeqësojë marrëdhëniet midis Moskës dhe Uashingtonit, si dhe të çojë në një zgjerim të konfliktit të armatosur në Lindjen e Mesme.
“Këto veprime janë të papërgjegjshme dhe të pamatura”, thuhet në një deklaratë zyrtare.
Diplomatët rusë e kanë paralajmëruar SHBA-në se do të duhet të marrë “të gjitha përgjegjësitë” për “pasojat negative”.
Rusia bën thirrje për një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Ky është sulmi i parë direkt i Amerikës ndaj qeverisë siriane në luftën gjashtëvjeçare civile dhe është urdhri i parë më i rëndësishëm ushtarak i Donald Trumpit, që prej se është zgjedhur President.
Presidenti tha se “është në interesin jetik kombëtar të SHBA të parandalojnë dhe të frenojnë përhapjen dhe përdorimin e armëve kimike vdekjeprurëse”.
Ai u beri thirrje vendeve të qytetëruara të bashkoheshin në përpjekjet për të ndalur gjakderdhjen në Siri dhe për t’i dhënë fund grupit Shteti Islamik.
Rreth 60 raketa amerikane të tipit tomahawk, kanë sulmuar anijet luftarake në Detin Mesdhe, duke pasur në shënjestër bazën ajrore Shatrat në perëndim të Sirisë.  Ofensiva nisi rreth orës 08:45 sipas kohës së Washingtonit dhe 04:40 e mengjesit sipas orë siriane.
SHBA thotë se në këto sulme janë goditur stacione të aeroporteve, avionë, radarë dhe stacione të karburantit.
Sulmi erdhi si kundërpërgjigje ndaj sulmit me armë kimike në provincën e Idlibit, për të cilin SHBA fajësoi qeverinë siriane të Bashar al-Assad.
shba sulm mbi sirine

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Shpallen rezultatet zyrtare te primareve te PD ne 10 qarqe, sa vota siguroi secili nga garuesit

VENDIMI/ Partia Demokratike thërret me 30 maj Kuvendin Kombëtar, axhenda

29/04/2026
FJALA E PLOTË/ Erion Veliaj paraqitet në Gjykatën Kushtetuese: Ka rënë demokracia!

Veliaj me padi të re në Kushtetuese, kërkon shfuqizimin e disa neneve ligjore

29/04/2026
Forumi i IDU 2026 mbledh liderët e djathtë nga e gjithë bota në Zagreb, Berisha në panelin kryesor

Forumi i IDU 2026 mbledh liderët e djathtë nga e gjithë bota në Zagreb, Berisha në panelin kryesor

29/04/2026
VIDEO/ BELINDA BALLUKU PARAQITET NË SPAK SI PERSON NË HETIM

SPAK vijon hetimet ndaj Ballukut, kontrolle ndaj të afërmit të ish-zv.kryeministres

29/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Shpallen rezultatet zyrtare te primareve te PD ne 10 qarqe, sa vota siguroi secili nga garuesit

VENDIMI/ Partia Demokratike thërret me 30 maj Kuvendin Kombëtar, axhenda

29/04/2026
FJALA E PLOTË/ Erion Veliaj paraqitet në Gjykatën Kushtetuese: Ka rënë demokracia!

Veliaj me padi të re në Kushtetuese, kërkon shfuqizimin e disa neneve ligjore

29/04/2026
Forumi i IDU 2026 mbledh liderët e djathtë nga e gjithë bota në Zagreb, Berisha në panelin kryesor

Forumi i IDU 2026 mbledh liderët e djathtë nga e gjithë bota në Zagreb, Berisha në panelin kryesor

29/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.