Presidenti Nishani, pritje me diplomatët e huaj në Tiranë

Presidenti Nishani, pritje me diplomatët e huaj në Tiranë

87
0
Shares

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani dha sonte pritjen tradicionale të Vitit të Ri për Trupin Diplomatik, në të cilën ishin të pranishëm ambasadorë dhe diplomatë të vendeve dhe organizatave ndërkombëtare të akredituara në vendin tonë.

Në fjalën e tij Presidenti Nishani e vuri theksin në zhvilimet rajonale dhe ndërkombëtare që ndikuan Shqipërinë dhe vendet përreth. Më pas bëri një paraqitje të raporteve të Shqipërisë me vende të ndryshme.

“Marrëdhëniet me partnerin tonë strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës hynë në një fazë të re, pas nënshkrimit të Deklaratës së Përbashkët për Partneritet Strategjik, në muajin prill 2015. Ky dokument shumë i rëndësishëm do t’i forcojë më tej marrëdhëniet mes dy vendeve, si dhe do të intensifikojë dialogun politik në të gjitha çështjet me interes strategjik.

Gjithashtu, marrëdhëniet strategjike, shumëplanëshe, tradicionale e të fqinjësisë së mirë me Italinë, Greqinë dhe Turqinë kanë zënë një vend shumë të rëndësishëm dhe objektivi ynë është zhvillimi i mëtejshëm i tyre. Por të një rëndësie të veçantë janë marrëdhëniet me Republikën Federale të Gjermanisë, si dhe me vende të tjera të Bashkimit Evropian”, tha Nishani.

Presidenti i vendit i kushtoi një vëmëndje të vecantë edhe marrëdhënieve të Shqipëri me vendet e Gjrit dhe Izraelin, Japoninë, Kinën, Kanadanë e shumë vende të tjera.

Duke folur për pritshmëritë e vitit 2016 Nishani tha se shqiptarët presin me padurim, shenjtërimin e bashkëkombëses së tyre, Nënë Terezës nga Papa Françesku, në muajin shtator të vitit të ardhshëm. Gjithashtu, një sërë përvjetorësh të rëndësishëm në marrëdhëniet diplomatike me vende të veçanta, si dhe vizita zyrtare pritet të realizohen në vitin e ardhshëm, tha Presidenti Nishani në fjalën e tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY