Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Itali, një shqiptar dëbohet për terrorizëm

15/01/2016
Itali, një shqiptar dëbohet për terrorizëm
Share on FacebookShare on Whatsapp

Autoritetet italiane dëbuan një 49-vjeçarin Rexhep Limani, një shqiptar nga Maqedonia, për lidhje me Shtetin Islamik.
Limani, që jetonte në Trevixhiano është shtetasi i parë që dëbohet nga Italia për vitin 2016, me motivin e “parandalimit të terrorizmit”.
Nëntorin e kaluar, djali i tij 8-vjeçar kishte lavdëruar Shtetin Islamik për sulmet e Parisit dhe qëllimin militantëve të tij për të vrarë Papën.
“Mire bënë. Tani do të shkojmë në Romë të vrasim Papën. Rroftë ISIS”, ishin fjalët shokuese të djalit të Rexhep Limanit, të thëna në klasën e shkollës që frekuentonte.
Dekreti i dëbimit u nënshkrua nga Ministri i Brendshëm, Anxhelino Alfano, i cili tha se, “Italia është një vend që njeh parimet e mikpritjes për ata që i largohen luftërave dhe persekutimit, por nga ana tjetër, respekton ligjet e saj dhe të gjithë ata që tregohen armiqësor do të dëbohen”.
Limani punonte në një ndërmarrje të ambalazheve. Hetimet treguan se ai ishte pjesë e një grupi ekstremistësh, me anëtarë nga Ballkani.
Pas sulmeve të nëntorit në Paris, Rexhep Limani, përgjegjës i Shoqatës Kulturore Islamike “Vllazëria” nuk pranoi të nënshkruante një deklaratë të përbashkët me tre shoqata të tjera myslimane, e cila i dënonte sulmet terroriste.
Atij iu komunikua vendimi për dëbimin më 13 Janar dhe më pas u dërgua në aeroportin e Venecias, nga ku u nis drejt Maqedonisë.
E shoqja dhe dy fëmijët do të qëndrojnë në Itali.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Mediat po bëhen mburojë e Ramës duke ngjallur mosbesim dhe cinizëm ndaj protestës”

“Mediat po bëhen mburojë e Ramës duke ngjallur mosbesim dhe cinizëm ndaj protestës”

04/05/2026
EMRAT/ Operacioni “Rrjeta” në Tiranë, në pranga dy të dënuar për trafik në Itali

EMRAT/ Operacioni “Rrjeta” në Tiranë, në pranga dy të dënuar për trafik në Itali

04/05/2026
Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

04/05/2026
Shkodër, korrupsioni për regjistrimin e tokës, në gjyq ish-drejtori i Hipotekës dhe juristi

Shkodër, dërgohen në gjyq katër persona për pastrim parash, në sekuestro 500 mijë euro

04/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Mediat po bëhen mburojë e Ramës duke ngjallur mosbesim dhe cinizëm ndaj protestës”

“Mediat po bëhen mburojë e Ramës duke ngjallur mosbesim dhe cinizëm ndaj protestës”

04/05/2026
EMRAT/ Operacioni “Rrjeta” në Tiranë, në pranga dy të dënuar për trafik në Itali

EMRAT/ Operacioni “Rrjeta” në Tiranë, në pranga dy të dënuar për trafik në Itali

04/05/2026
Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

04/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.