Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Forumi Ekonomik Botëror: Eksodi dhe kriza fiskale kërcënojnë ekonominë e Shqipërisë

15/01/2016
Forumi Ekonomik Botëror: Eksodi dhe kriza fiskale kërcënojnë ekonominë e Shqipërisë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Eksodi masiv i popullatës gjatë vitit të kaluar ka alarmuar bizneset shqiptare, të cilat tani e konsiderojnë emigrimin masiv si riskun kryesor të ekonomisë. Përfundimi vjen nga raporti i rreziqeve globale të Forumit Ekonomik Botëror, për vitin 2016, që publikohet nga forumi ekonomik botëror i Davosit.
Sipas raportit, i cili hartohet duke pyetur direkt ndërmarrjet, mbi 78 për qind e bizneseve në Shqipëri kanë vënë emigrimin masiv të detyruar si rrezikun kryesor për të bërë biznes në Shqipëri.
Shqipëria u përball me një eksod të shtuar vitin e kaluar, ku dhjetëra mijë shqiptarë u larguan nga vendi për të kërkuar azil në vendet perëndimore. Kjo duket se ka prekur bizneset, të cilat i druhen largimit të forcës punëtore por edhe rënies së ekonomisë, pasi largimi masiv i individëve rrudh konsumin dhe ekonominë. 
Sipas raportit në vendin e dytë si rreziku kryesor i të bërit biznes në Shqipëri është një krizë e mundshme fiskale. Rreth 65 për qind e ndërmarrjeve në Shqipëri i druhen rrezikut të një krize buxhetore çka përveçse do të godiste ekonominë do të çonte në masa të jashtëzakonshme si rritja e fortë e taksave.
Ndërsa rreziku i tretë më i lartë nga bizneset në Shqipëri janë konsideruar luhatjet e forta në çmimin e energjisë si në rënie ashtu dhe në rritje. Lista e pesë rreziqeve të para të biznesit pasohet nga papunësia e lartë dhe dështimi i ndonjë mekanizmi apo  institucioni financiar.
Raporti global i rreziqeve është dokumenti kryesor i cili përvijon hartën e risqeve në botë. Për vitin 2016, rreziku më i madh për të bërë biznes në shkallë botërore është cilësuar papunësia, ndërsa në vendin e dytë dhe të tretë renditet goditjet në çmimin e energjisë dhe krizat fiskale.
Sipas Forumit Ekonomik Botëror raporti është hartuar duke pyetur mbi 13 mijë drejtues biznesesh nga 140 vende të botës gjatë periudhës shkurt qershor të vitit 2015 dhe për hartimin e këtij raporti kanë punuar mbi 750 ekspertë.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha niset drejt Brukselit në 50 vjetorin e EPP-së, agjendë intensive me liderët europianë

Berisha niset drejt Brukselit në 50 vjetorin e EPP-së, agjendë intensive me liderët europianë

17/03/2026
Zv.drejtoresha e AKSHI-t paraqitet në GJKKO, kërkon heqjen e masës “arrest në shtëpi”

Zv.drejtoresha e AKSHI-t paraqitet në GJKKO, kërkon heqjen e masës “arrest në shtëpi”

17/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

GJKKO kalon për gjykim dosjen ndaj Durim Bamit dhe disa të pandehurve të tjerë

17/03/2026
TIRANË/ Autoboti i UKT përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Tiranës

TIRANË/ Autoboti i UKT përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Tiranës

17/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha niset drejt Brukselit në 50 vjetorin e EPP-së, agjendë intensive me liderët europianë

Berisha niset drejt Brukselit në 50 vjetorin e EPP-së, agjendë intensive me liderët europianë

17/03/2026
Zv.drejtoresha e AKSHI-t paraqitet në GJKKO, kërkon heqjen e masës “arrest në shtëpi”

Zv.drejtoresha e AKSHI-t paraqitet në GJKKO, kërkon heqjen e masës “arrest në shtëpi”

17/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

GJKKO kalon për gjykim dosjen ndaj Durim Bamit dhe disa të pandehurve të tjerë

17/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.