REFORMA NË DREJTËSI/ Rama urdhëroi ndalimin e konsensusit, i iku standardeve të...

REFORMA NË DREJTËSI/ Rama urdhëroi ndalimin e konsensusit, i iku standardeve të “Venecias”

76
0
Shares

“Edi Rama urdhëroi sot deputetët e tij të mos pranojnë kërkesën e opozitës për hartimin e një drafti të vetëm konsensual sipas Komisionit të Venecias për Reformën në Drejtësi, që të shkonim bashkë bazuar në një konsensus sipas Venecias, dhe jo të ndarë”, ka denoncuar sot në emër të PD-së, anëtari i Komisionit të Posaçëm të Drejtësisë, deputeti Eduard Halimi.
Sipas Halimit, “Sot ishte dita kur palët politike hoqën maskat, kush ishte për Venecian dhe kush ishte kundër Venecias. Kush ishte për një konsensus sipas Venecias dhe kush ishte për kapje politike të drejtësisë me mazhorancën e pazareve.
Vendimi i sotëm i Ramës që dërgoi një draft të vetin, jo transparent, të pa konsultuar me askënd, të hartuar me urdhër politik, që injoron me arrogancë rekomandimet e Venecias, ishte dëshmi e vullnetit të keq për t’i ikur Venecias, për t’i ikur konsensusit sipas standardeve të Venecias”.
Në emër të PD, deputeti demokrat garantoi se, nëpërmjet opinionit të saj, drejtuar Komisionit të Venecias, do të shpjegojë qëndrimin e saj, bashkë me vullnetin për një reformë konsenusale  të drejtësisë.
“Opozita tregoi edhe njëherë sot në komision, vullnetin e mirë për një reforme konsensuale bazuar në rekomandimet e Venecias, një reforme që bazohet ne standarde europiane që shmang çimentimin e kapjes politike sipas draftit të Ramës dhe që do shpjegohet pikë për pikë nga ekspertet e saj, në qëndrimin që do i dërgojë komisionit të Venecias”, përfundoi Eduard Halimi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY