DETAJET/Policia shpjegon lëvizjen e anijes “Mario1”

DETAJET/Policia shpjegon lëvizjen e anijes “Mario1”

68
0
Shares

Policia e Vlorës ka dhënë detajet e saj lidhur me lëvizjen e anijes Mario 1 në afërsi të kufirit ujor grek. Sot rreth orës 10:50, në ujërat bregdetare në zonën Qefal – Himarë, u konstua një anije peshkimi me flamur shqiptar, e cila ishte në vijën fundore të kufirit detar me Greqinë, shkruan njoftimi i policisë.

Roja bregdetare e palës greke, njoftoi palën shqiptare se anija e peshkimit me emrin “Mario 1” e kompanisë “Fama” Sarandë, i ishte afruar kufirit detar të shtetit fqinj.

Menjëherë strukturat e Policisë Kufitare në Sarandë kanë shoqëruar kapitenin e anijes së peshkimit në Komisariatin e Policisë Kufitare dhe Migracionit.

Me qëllim respektimin e legjislacionit ndërkombëtar që rregullon kufijtë ujorë mes dy vendeve, Policia Kufitare ka marrë masat e nevojshme duke i tërhequr vëmendjen kapitenit të anijes së peshkimit, përfundon njoftimi i policisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY