Në një kodik të shekullit XV që ruhet në Londër, flitet për një muzikant venedikas i cili luan muzikë flaminge në oborrin e Kastriotit në ”Lesha”.
“Për këtë paguhet shumë mirë nga oborri arbër” thuhet në kodikun që i përket gjysmës së dytë të shekullit XV.
Lajmi erdhi në ditën e përvjetorit të ikjes së Skënderbeut, 17 janar 2016, nga studiuesi arbëresh Matteo Mandala.
Përmes një postimi në “Facebook” Mandala informoi dje për lajmin që ishte përcjellë nga një mik i tij, muzikologu italian, Ivano Cavallini.
“Trombetisti venecian i quajtur Xorxi (Giorgio/ Gjergj) kishte pasur nderin të performonte muzikë flaminge në oborrin mbretëror të Gjergj Kastriotit në Lezhë (ne versionin anglez emri i qytetit është transkriptuar “Lesha”).
“Duhet se koncerti pati sukses dhe muzikanti saktëson se kishte marrë nga princi shqiptar një shumë të madhe parash, të cilën nuk e kishte marrë asnjëherë deri tani. Kësisoj, përveçse një strateg dhe organizator i jetës sociale, frymëzues i marrëdhënieve diplomatike, ishte edhe një kultivues i muzikës dhe organizonte koncerte në Lezhën e tij. Një lajm shumë i bukur në ditën përkujtimore të tij”, shkruan Mandala.
(“Oranews.TV”)
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/