Ja skema e vjedhjes së miliona lekëve ilaçe, prokuroria asnjë hetim ndaj...

Ja skema e vjedhjes së miliona lekëve ilaçe, prokuroria asnjë hetim ndaj Ilir Beqajt

68
0
Shares

Partia Demokratike ka deklaruar nëpërmjet deputetes Albana Vokshi se, “një raport tronditës i Kontrollit të Lartë të Shtetit për skandalet dhe abuzimet në shëndetësi të Ilir Beqajt gjendet në Prokurori prej disa javësh”.


Sipas Vokshit, “në krye të skemës së vjedhjes është rimbursimi fiktiv i ilaçeve, përmes mekanizmit kriminal të dirigjuar nga kampioni i korrupsionit, Ilir Beqaj”.

“Dokumenti tregon se si klientët e qeverisë me farmaci, depo dhe bodrume farmaceutike kanë bërë kërdinë me buxhetin e rimbursimit të ilaçeve të shtrenjta, para që kurrë nuk u përdorën për kurimin e pacientëve. ‎Janë qindra milionë lekë të destinuara për ata më në nevoje, të sëmurët kronikë, personat me aftësi të kufizuar, pensionistët, femijët, që kanë përfunduar në xhepat e miqve të Ilir Beqës dhe Edi Ramës”, ka deklaruar Vokshi.

Sipas saj, “raporti konstaton një rast tronditës, vetëm me një medikament, ketosterilin, për një periudhë 1 vjeçare, 2014-2015”.

“Omega Farma ka deklaruar shitje të barit ketosteril në sasinë 252 mijë tableta, me vlerë mbi 300 milionë lekë. Por kjo sasi ilaçesh nuk rezulton të ketë hyrë në depo. Pra, hyrja është zero. Vetëm me Ilir Beqën ndodh që zeroja të bëhet 252 mijë tableta, zeroja të bëhet 300 milionë lekë”, ka thënë Vokshi.

Deputetja e PD ka nënvizuar se kemi të bëjmë me “një skemë skandaloze dhe kriminale të rimbursimit fiktiv, me ilaçe që qarkullojnë vetëm në letra për të zhvatur paratë e shqiptarëve”.

“Dhe ndërkohë që paratë shkojnë në xhepat e miqve dhe klientëve të Ilir Beqajt dhe Edi Ramës, qytetarët nxjerrin miliona për të blerë këto medikamente të shtrenjta”, ka thënë Vokshi.

Deklarata e plotë e deputetes Albana Vokshi

Një raport tronditës i Kontrollit të Lartë të Shtetit për skandalet dhe abuzimet në shëndetësi të Ilir Beqës gjendet në Prokurori prej disa javësh. Në krye të skemës së vjedhjes, është rimbursimi fiktiv i ilaçeve, përmes mekanizmit kriminal të dirigjuar nga kampioni i korrupsionit, Ilir Beqa.
Dokumenti tregon se si klientët e qeverisë me farmaci, depo dhe bodrume farmaceutike kanë bërë kërdinë me buxhetin e rimbursimit të ilaceve të shtrenjta, para që kurrë nuk u përdorën për kurimin e pacientëve. ‎Qindra milionë lekë të destinuara për ata më në nevoje, të sëmurët kronikë, personat me aftësi të kufizuar, pensionistët, femijët, që kanë përfunduar në xhepat e miqve të Ilir Beqës dhe Edi Ramës.

Raporti konstaton një rast tronditës, vetëm me një medikament, ketosterilin, për një periudhë 1 vjeçare, 2014-2015. Omega Farma ka deklaruar shitje të barit ketosteril, në sasinë 252 mijë tableta, me vlerë mbi 300 milionë lekë. Por kjo sasi ilaçesh, nuk rezulton të ketë hyrë në depo. Pra hyrja është zero. Vetëm me Ilir Beqën ndodh që zeroja të bëhet 252 mijë tableta, zeroja të bëhet 300 milionë lekë.
Një skemë skandaloze, kriminale rimbursimi fiktiv. Ilaçe që qarkullojnë vetëm në letra, për të zhvatur paratë e shqiptarëve. Dhe ndërkohë që paratë shkojnë në xhepat e miqve dhe klientëve të Ilir Beqës dhe Edi Ramës, qytetarët nxjerrin miliona për të blerë këto medikamente të shtrenjta. Skandali dhe abuzimi thellohet edhe më tej, me hartimin e listave të depove dhe farmacive, që nuk duhet të kontrollohen nga autoritetet për aktivitetin e tyre, për rimbursimet që bëjnë.
Në mënyrë të qëllimshme, Këshilli Administrativ me në krye Beqën, ka shtrembëruar rekomandimin e mëparshëm të KLSH për ti dhënë prioritet farmacive me një vlerë rimbursimi mujore mbi 15 milionë lekë. Këshilli Administrativ, pra Beqaj, ja heq këtë kompetencë Drejtorive Rajonale duke e marrë vetë në dorë kontrollin e farmacive më vlerë rimbursimi mujore mbi 20 milionë lekë si dhe farmacitë me luhatje të vlerave mujore.

Pikërisht, ky urdhër është edhe pikënisja e vjedhjes më të madhe që ka ndodhur në fondin e sigurimeve të detyrueshme shëndetësore. Rezulton që 10 farmacitë me vlera më të mëdha janë përjashtuar qëllimshëm nga kontrollet, duke verifikuar ndërkohë farmaci me vlera të vogla, pa problemantika. Po ashtu, edhe farmacitë pranë QSUT, me vlerë rimbursimi mbi 18 miliardë lekë nuk i janë nënshtruar asnjë kontrolli nga ana e Fondit duke e bërë të pamundur monitorimin e aktivitetit të tyre, në kohën kur një raport i drejtorive sptalore flet edhe për barna të skaduara apo në limite të afateve të skadimit. E gjitha kjo në dijeninë dhe nën urdhërin, e Kryetarit të Këshillit Administrativ, Ilir Beqa.

Raporti ka zbuluar në sirtarët e Fondit të kujdesit të detyrueshëm shëndetësor një “top listë” të farmacive që janë përdorur për të mbuluar aktivitetin kriminal të pastrimit të parave të vjedhura me receta dhe fatura false dhe që me urdhër të Ilir Beqës janë përjashtuar nga kontrolli.

Këto farmaci me imunitet nga ministri kampion i korrupsionit, u kanë vjedhur shqiptarëve në një vit 4 miliardë e 350 milionë lekë.
KLSH përcakton qartë skemën e vjedhjes edhe me farmaci fantazëm, të paregjistruara në QKR, siç ishte rasti i milionave që morën fantazëm-farmacive e njeriut të Taulant Ballës, ish-nëndrejtorit të Fondit, Sokol Skuraj, që u jepte para familjarëve të tij. Fakte këto të denoncuara më parë nga Partia Demokratike.

Rastet e kësaj hajdutërie masive me jetën dhe shëndetin e shqiptarëve janë të shumta dhe janë në Prokurori. Faktet janë tronditëse dhe qytetarët e vendit presin që Prokuroria të lëvizë, të hetojë e të vërë para ligjit përgjegjësit. Partia Demokratike i bën thirje prokurorisë të hetojë me profesionalizëm, përkushtim ndaj ligjit dhe pa asnjë vonesë apo zvarritje ta dërgojë para drejtësisë këtë dosje të korrupsionit tronditës e kriminal të Ilir Beqës.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY