Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

KESH dhe OSHEE borxhlinjtë më të mëdhenj, qeveria nuk bën transparente të dhënat

19/01/2016
KESH dhe OSHEE borxhlinjtë më të mëdhenj, qeveria nuk bën transparente të dhënat
Share on FacebookShare on Whatsapp

Qeveria ka hyrë garant për borxhet që kanë marrë ndërmarrjet në pronësi të saj të tilla (KESH, OSHEE, ujësjellës etj), por nuk ka asnjë raport mbi financat e korporatave publike, vlerëson Fondi Monetar Ndërkombëtar në një raport të fundit për Transparencën Fiskale.
Bilancet dhe pasqyrat financiare të korporatave të veçanta publike, si edhe të kompanive të tjera aksionare, janë botuar përgjithësisht tek Qendra Kombëtare e Regjistrimit.
Pronësia e 255 korporatave publike është shpërndarë ndërmjet ministrive të ndryshme dhe pushtetit vendor. Ministria e Ekonomisë është përgjegjëse për administrimin e pronës publike, por kjo nuk përgatit pasqyrat financiare të konsoliduara të korporatave publike dhe për pasojë nuk dihet se sa është i ekspozuar portofoli i qeverisë ndaj kompanive publike, vëren FMN.
“Korporatat publike kanë krijuar rreziqe të mëdha fiskale. Edhe pse sektori është më i vogël se në shumë vende të avancuara evropiane, qeverisja dhe performanca financiare e kompanive është e dobët. Ata operojnë sipas ligjit tregtar, por disa, veçanërisht ato të energjisë elektrike dhe sektorët e ujësjellësit janë me humbje dhe i janë drejtuar buxhetit të shtetit duke marrë financime të tërthorta nga buxheti” konstaton FMN.
Sektori i energjisë elektrike ende është në telashe të mëdha pas privatizimit të dështuar. FMN vlerëson se sektori pritet të ketë nevojë për mbështetje buxhetore deri në vitin 2019.
Ndërsa ndërmarrjet e ujësjellësit të cilat janë në pronësi të  qeverive lokale, mbulojnë me të ardhurat vjetake vetëm 85 për qind të kostove. Ata mbështeten shpesh nga transfertat e buxhetit, kryesisht për të mbuluar faturat e energjisë elektrike. Kompania publike e hekurudhës gjithashtu merr subvencione modeste.

(“Monitor”)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DITA 29/ Protestuesi Kola: Rama duhet të shkojë në burg, t’i konfiskohet pasuria

DITA 29/ Protestuesi Kola: Rama duhet të shkojë në burg, t’i konfiskohet pasuria

28/06/2026
AURON TARE/ Banjat e Benjës midis Harese dhe rrënimit të natyrës shqiptare

AURON TARE/ Banjat e Benjës midis Harese dhe rrënimit të natyrës shqiptare

28/06/2026
Tërmeti nuk lë mangut as burgun e Shën Kollit, transferohen të dënuarit

7 vjet me pallatin e shembur nga tërmeti në mes të Tiranës. Rama publikon letrën por nuk u jep përgjigje

28/06/2026
Rama reagon për herë të parë për përplasjen me Spiropalin: Ishte spektakolare dhe e pabesueshme

‘Albanian files’, Rama mohon të jetë autor i librit, jep shpjegime për letrën e Reinier de Graaf 

28/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 29/ Protestuesi Kola: Rama duhet të shkojë në burg, t’i konfiskohet pasuria

DITA 29/ Protestuesi Kola: Rama duhet të shkojë në burg, t’i konfiskohet pasuria

28/06/2026
AURON TARE/ Banjat e Benjës midis Harese dhe rrënimit të natyrës shqiptare

AURON TARE/ Banjat e Benjës midis Harese dhe rrënimit të natyrës shqiptare

28/06/2026
Tërmeti nuk lë mangut as burgun e Shën Kollit, transferohen të dënuarit

7 vjet me pallatin e shembur nga tërmeti në mes të Tiranës. Rama publikon letrën por nuk u jep përgjigje

28/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.