Pesedhjete e gjashte vjet me parë,me 4 Janar të vitit 1960,do të vdiste në nje aksident me makine, Albert Kamy, (7 Nentor 1913 – 4 Janar 1960), shkrimtari me i madh i botes, mbas Luftes se Dyte Boterore… Në trupin e pajete ju gjet nje biletë treni,atë dite ai kishte planifikuar që të udhëtonte me tren per Paris, familjarisht, me gruan Francine dhe fëmijët e tij binjakë, Catherine dhe Jean. Në momentin e fundit para nisjes Kamy nderroi mendje dhe vendosi te udhëtonte me makinen e mikut dhe botuesit te tij, Michel Gallimard…
Për fat të keq u ndodh nje aksident pranë Sens,në Le Grand Fossard në qytetin e vogël të Villeblevin. Makina luksoze “Facel Vega” perplaset ne nje peme ne ane te rruges dhe si pasoje e aksidentit Albert Kamy vdes ne vend kurse miku dhe botuesi Michel Gallimard vdes disa dite me vone… Ikja e parakohshme e gjeniut Albert Kamy ngjan edhe me e hidhur kur njeriu mendon se në xhepin e palltos kishte bileten e prerë te trenit per të udhetuar ate dite… Filozofi i Absurdizmit, sikur kishte paralajmeruar diçka te tillë,kur kishte shkruar…
“Në çdo cep rruge, ndjenja e absurdit mund ta godasë njeriun në fytyrë”.
Sa sarkastike ngjan që, Kamy, shkrimtari që kurre nuk i kishte pelqyer makinat, të vdiste pikerisht ne nje aksident me makine?!… Ishte fakt i njohur që Kamy nuk i pelqente makinat… Ne nje rast kur një mik i afert e paralajmëroi Kamynë që të voziste me kujdes nëpër autostrada, shkrimtari ju përgjigj…
“Mos u shqetësoni,unë e urrej shpejtësine dhe nuk me pelqejnë makinat”.
Kamy kishte një makine “Citroen” që e përdorte shumë rrallë ngaqë nuk i pelqente automjetet… Gjykimi i Kamysë per makinat dhe vozitjen me shpejtesi ishte i njejte me gjykimin e tij për besimet fetare dhe ideologjitë.
“Ato janë metoda të rreme per të shliruar vetveten tonë nga pesha e jetës”, thoshte Kamy, i cili besonte se, “Jeta,pikërisht sepse është absurde, është prona jonë më e çmuar dhe më e rëndë”.
… Ne rrënojat e makines, policia,përveç biletës, gjeti dhe dorëshkrimin prej 144 faqesh të romanit të titulluar “Njeriu i Parë”, shkruar me dorë nga Kamy, nje roman i papërfunduar, roman per fëmijërinë e tij në Algjeri… Per këtë roman Kamy kishte paralajmeruar se do të ishte vepra e tij më e arrirë!…
Lajmi tragjik i vdekjes se shkrimtarit gjenial tronditi mbare Francën në atë kohë pasi Kamy ishte në kulmin e krijimtarise dhe kishte miliona admirues… Ate ditë, jo vetem Franca por mbarë bota humbi nje shkrimtar gjigand qe vdiq vetem 46 vjeç, në kulmin e krijimtarise së tij si shkrimtar, eseist, filozof i Absurdizmit…
…Kamy gjithë jeten e tij u preokupua per fatin e më të dobtëve, për lirine e individit… Urrente demagogjite politike dhe mashtrimet ideologjike :
“Asgje nuk eshte me e neveritshme sesa respekti i bazuar në Frikë”, shkruante Kamy…
Ai ngulmonte se njerezit duhet te jene te lirë pasi, “Liria nuk eshte gjë tjeter përpos një shans per te qene me i mire”.
… Gjithë jetën e vet, Kamy denoncoi totalitarizmin dhe kundërshtoi në mënyrë aktive diktaturat qe shfaqeshin në format më të ndryshme…
Në rini, Kamy ishte pjesmarres aktiv i Rezistencës Franceze kunder pushtimit gjerman të Francës gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kamy në këtë kohe drejtoi një revistë të famshme të rezistencës,”Combat”. Lidhur me bashkëpunimin e disa francezeve me pushtuesit nazistë ai shkroi…
“Tani e vetmja vlerë morale është kurajua që duhet ne këtë rast për të gjykuar keto kukulla dërdëllitëse që pretendojnë të flasin në emër të popullit”.
Edhe mbas çlirimit, Kamy ishte per denoncimin dhe dënimin e bashkepunetoreve, lidhur me qendrimin që duhej mbajtur ndaj tyre, eshte e famshme shprehja e tij.
“Ky vend nuk ka nevojë për një Talleyrand por per një Saint-Just.”…
Megjjthate kur pa gjykimet e përgjakshme të pasluftës, Kamy ndryshoi mendim per denimet duke e shprehur publikisht këtë gje… per me teper u bë një kundërshtar i përjetshëm i dënimit kapital…
…Kamy në nje periudhe kohe u shoqerua me Sartrin por miqesia e tyre u prish pikerisht per qendrimet e kunderta ndaj komunizmit. Kamy nuhati totalitarizmin që fshihej në “politikën e masave”, politikë e mbështetur nga Sartrit në emër të marksizmit radikal… Kolosi Albert Kamy në vepren “Revolta e Njeriut”, (“L’Homme Révolté”) , parashtron gjykimet e veta lidhur me keto politika…
“Kur rebelohet, njeriu e identifikon veten me njerēz të tjerë dhe kështu tejkalon vetveten,dhe nga kjo pikëpamje solidariteti njerëzor është metafizik. Por për momentin ne po flasim vetëm per atë llojin e solidaritetit që ka lindur në zinxhirë”.
Vepra “Revolta e Njeriut” e Kamysë eshte veper universale dhe eshte shume me teper se një sulm mbi shtetin diktatorial sovjetik,eshte nje veper që ngre shume pikëpyetje mbi krejt natyrën e politikës revolucionare,të ashtequajtur si “politike masash”…
Kamy nuk ndali se shkruari kundër mizorive të Bashkimit Sovjetik, asnjehere sa ishte gjalle… Një model eshte fjalimi i mbajtur në vitin 1957,titulluar “Gjaku i Hungarezëve”, mbajtur në pervjetorin e parë përkujtimor të Revolucionit Hungarez të 1956, asaj kryengritje të shtypur pergjakshem nga ana e Ushtrisë së Kuqe…
…Ka shume mundesi qe pikerisht ky qendrim kunder sovjetikeve i kushtoi edhe jeten Kamysë, pasi në shume qarqe intelektuale në France dhe në bote besojne se aksidenti me makine qe u shkaktoi i vdekjen ishte veper e KGB-se…
…Ne gusht të vitit 2011 gazeta italiane “Corriere della Sera” ka botuar nje artikull ku shkruhet se spiunët sovjetikë mund të ketë qenë mbrapa aksidentit që i mori jeten Kamysë… Kete teori e sugjeroi
Akademiku dhe Poeti italian, Giovanni Catelli, i cili u bazua në studimin e ditarit të shkruar nga poeti dhe përkthyesi i njohur Çek, Jan Zábrana, ditar i botuar si libër me titull “Cely Zivot”… Në përkthimin Italisht te ketij ditari rezultonte i zhdukur nje paragraf që akademiku Catelli e ka gjetur ne origjinal… Në paragrafin e zhdukur,Zábrana shkruhet…
“Kam dëgjuar diçka shumë të çuditshme nga goja e një njeriu i cili dinte shumë gjëra dhe qe ishte i mirëinformuar pasi kishte pasur shume burime nga lidhjet e veta. Sipas tij, aksidenti që i kishte kushtuar jetën Kamysë në vitin 1960, kishte qene aksident i organizuar nga spiunet sovjetikë. Ata dëmtuan njërën gomë të makinës duke përdorur një pajisje të sofistikuar për të shpuar një vrimë në gomë në kohën që makina voziste me shpejtësi. Urdhëri u dha personalisht nga Dmitri Trofimoviç Shepilov, ministri i jashtëm sovjetik, si një reagim ndaj një artikulli të botuar në “Franc-Tireur”, (një revistë franceze), në mars 1957, artikull në të cilin Kamy kishte sulmuar ministrin Shepilov, duke e akuzuar në mënyrë të hapur për ngjarjet në Hungari. Në artikullin e tij,Kamy kishte denoncuar si, “Masakra Shepilov”- vendimin e Moskës për të dërguar trupat sovjetike që shtypën kryengritjen hungareze të vitit 1956.
Më vonë Kamy kishte zemëruar edhe më shume autoritetet sovjetike, kur mbështeti publikisht shkrimtarin rus Boris Pasternak,autorin e romanit “Doktor Zhivago”, laureat i çmimit “Nobel” si Kamyja dhe autor veprash të ndaluara me urdher nga Stalini.
Gazeta Italiane “Corriere della Sera” konkludon se duke analizuar gjjthe keto te dhena,me te vertete kishte pasur arsye të mjaftueshme për Kremlinin që të urdheronte vrasjen e Kamysë,vrasje e realizuar në stilin e zakonshëm profesionist të agjentëve të KGB-së”…
Nje gje dihet botërisht, që sovjetiket kane eleminuar disidentë dhe kundershtare te tyre në Perendim, jane disa raste famekeqe, sidomos ne Londer, Angli… Dihet po ashtu boterisht që sovjetiket shume nga “punet e pista”, (“dirty works”), si quhen, i kryenin me ane te agjenteve te tyre çekë…
Nje pyetje që me të drejte mund të shtrohet, është se përse nuk reagoi Franca?!… A pati dijeni dhe pse nuk reagoi qeveria franceze ne rast se keto akuza qëndrojne!?…
Le te behemi realistë…
Çfare mund te bente Franca edhe sikur, ta zeme, të kishte te dhena per këtë gjë! Edhe sikur te kishte informacion, çfare mund te bente Franca ne kulmin e Luftes se Ftohte!?…
Siç ka dalë me vonë sherbimet sovjetike kishin dorë edhe me rastin e terroristit Ali Akça që i bëri atentat Papa Vojtiles… Me vonë i penduar, terroristi, i tregoi vetë kokë më kokë Papa Gjon Palit se kush e kishte shtyrë, por çfare mund te behej?!…
*****
…Ne Janar të ketij viti u mbushen plot 46 vjet nga vdekja e parakohshme e Albert Kamysë… Aq vite sa ishte mosha e tij diten kur vdiq… Ate dite gjeniu mesoi misterin me të madh të njerezimit… Diten e Gjykimit… Megjithese per ate dite Kamy kishte shkruar…
“Mos pritni per Diten e Gjykimit – gjykimi behet perdite”.
Ilir Seci
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/