Ish shefi i spiunazhit në Francë: Si u rekrutua Hashim Thaci

Ish shefi i spiunazhit në Francë: Si u rekrutua Hashim Thaci

89
0
Shares

Në foto, ish –shefi i shërbimit francez Pierre Siramy

Hashim Thaçi është agjent i Francës. Kështu thotë ish –shefi i shërbimit francez Pierre Siramy, në një dokumentar special të Canal +. Sipas tij, në historinë e rekrutimit të Thaçit. është i përfshirë Arnaud Danjean, në atë kohë, Oficer Hulumtues për Çështje të Ballkanit. Po ashtu, dokumentari zbulon se Ushtria Çlirimtare e Kosovës është furnizuar me armë nga Parisi. Në intervistën për këtë televizion,Thaçi ka thënë se Franca e ka ndihmuar popullin e Kosovës por jo atë personalisht. Një pjesë e dokumentarit është e zbardhur këtu më poashtë shkëputur nga gazetaexpres.com

UÇK-ja ishte organizatë që luftoi kundër regjimit serb. Në krye të këtij regjimi ishte Milosevic. Lufta e krijuar në Kosovë, shkaktoi dëme të mëdha dhe la mijëra të vdekur.

Këto imazhe filluan të shihen nga ndërkombëtaret, gjithashtu edhe nga Franca. Aty filluan kontaktet e fshehta mes Shërbimit Sekret Francez dhe Hashim Thaçit. Kështu thotë personi që ka punuar në DGSE, e që ishte me numër identiteti 3635, ai quhet Pierre Siramy.

Ai ka kaluar grada të larta derisa edhe u bë Shef i Lartë i Shërbimit Sekret Francez (DGSE). Sot, ai është një pensioner, I cili ka shkruar një libër ku tregoji për sekretet e gjithë karrierës së tij 25 vjeçare si shef I lartë I këtij shërbimi. Askush deri më tani nuk e ka bërë një gjë të tillë.

Por, sa i përket rolit të Francës ndaj Hashim Thaçit, ai nuk është rrëfyer asnjëherë për këtë deri më tani.

‘Hashim Thaçi është kontaktuar nga reprezentuesi ynë lokal që vepronte në Kosovë. Është krijuar një miqësi vëllazërore’, thotë Siramy.

Se a u bë Hashim Thaçi agjent sekret, Siramy thotë, ‘Po, ai është bërë agjent”.

Gjithçka ka filluar larg fushëbetejës, në Rambuje.

Publikisht Qeveria franceze ka përkrahur Ibrahim Rugovën, Presidentin historik dhe njeriun e paqes, por me delegacionin e kosovarëve në Rambuje, ishte i ftuar edhe Hashim Thaçi, i cili ishte i pa njohur për mediat ndërkombëtare në atë kohë. Në Rambuje, Thaçi prezantojë krahun e luftës në Kosovë.

Oficeri Hulumtues për çështje të Ballkanit në atë kohë, Arnaud Danjean, ishte ai i cili ishte mik i Hashim Thaçit në Kosovë. Gjithashtu ai ndërmjetësoi në raportet midis Shërbimit Sekret Francez me Thaçin. Pas 7 viteve në DGSE, ai sot është deputet në Parlamentin Europian. Ai gjithashtu flet gjuhën serbe dhe mund të thuhet se është specialist për Ballkanin.

Ne kemi dashur ta dimë se si është bërë rekrutimi i Hashim Thaçit, por Danjean nuk pranoi të flasë për këtë çështje.

Se a ishte Hashim Thaçi pjesëtar i shërbimit sekret, Arnaud nuk foli ashtu sikur superiori i tij i asaj kohe, Pierre Siramy.

Deri në cilën pikë ka arritur Franca të shkojë për të ndihmuar rebelët e Hashim Thaçit? Pierre Siramy thotë se DGSE ka armatosur këtë lëvizje çlirimtare në mënyrë sekrete.

‘U kemi dhënë mbështetje financiare për të mundësuar vazhdimin e luftës, por gjithashtu edhe I kemi furnizuar me armë’, thotë ai.

Kurse, Arnaud Danjean nuk e pranon se shërbimi sekret ka furnizuar me armë Hashim Thaçin. Ai për këtë çështje na tha të bisedojmë me Ministrin e Mbrojtjes të asaj kohë, Alain Richard.

Pas kësaj, ne vazhduam për te ish – ministri, Richard, por ai tha se nuk i kujtohet të ketë ndihmuar luftën e Kosovës me armatim.

Sidoqoftë, ishte një tjetër person që u kujtua shumë mirë për këtë çështje. Ai ishte trafikant i armëve në atë kohë. Ishte ai i cili bëri dërgimin e armëve si RPG7 (raketa) dhe shumë municione të tjera. Ai këtë dërgim e bëri gjatë luftës së 99-ës në Kosovë.

Ky trafikant i armëve thotë se shërbimi sekret ka qenë në dijeni për këto dërgesa.

‘Shërbimi sekret më ka dhënë mua dritën e gjelbër për të bërë këto dërgesa të armëve tek Hashim Thaçi. Me Hashim Thaçin jam takuar në Gjenevë të Zvicrës’, thotë ai.

Ai gjithashtu tregon llojin e armëve dhe sasinë e tyre. ‘Kam dërguar 200 RPG7 dhe 10 mijë raketa’. Sipas tij, shërbimi sekret ka bërë të mundur dërgimin e këtyre armëve tek Hashim Thaçi, me qëllim që të organizohet ofensiva e madhe që është bërë dy javë më pas.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY